Lefter Maliqi: Edi Rama e keqja e vendit, të ngrihemi sot o kurrë
Nga Lefter Maliqi
Sot në konferencë shtypi pranë selisë së kuvendit.
Të dashur shqiptarë jam këtu para jush për të denoncuar me forcë krizën e rëndë ekonomike dhe politike, pasigurinë, krimet, trafiqet e drogës, korrupsionin, varfërinë, vrasjet, emigrimin masiv për shkak të një Kryeministri të papërgjegjshëm, gruas së Bilalit, puktorit deshtak,i cili u bë gazi i botës me veshjet e tij si sharlatan, me shallvare e atlete, duke u zgërdhirë në foto jashtë vendit, duke bërë show e aktrim me fatkeqësitë e shqiptarëve, duke përqafuar fëmijë e plaka, duke mbrojtur banda e oligarkët, duke abuzuar dhe duke mashtruar shqiptarët. Mjekra e tij tregon zullumin, paturpësinë, babëzinë dhe cinizmin që e karakterizon. Mbi 500 mijë shqiptarë kanë emigruar, fshatra të braktisura, qytetet të zvogëluara. Ç’ti bëjmë, shtetit c’ti bëjmë fatit, na griu malli për fëmijët dhe puthim kalamajt e fshatit, ky është refreni i banorëve nëpër fshatra.
Shqipëria vendi i parë në bote për azilkërkues, vetëm janar-korrik kanë kërkuar azil politik 14000 banorë, pra 55 banorë për 100 mijë kërkojnë azil politik në Europë më shumë se Siria, Afganistani, Iraku etj. Po ikën rinia, po mbyllen shkollat, po braktisen spitalet nga infermierët vendi po shkon drejt 1 milion banorëve. Edi Rama mbetet e keqja e vendit, varfëron popullin per ta pasur të nënshtruar si në kohën e diktaturës, bashkëpunon me oligarkë e banda, ka zaptuar institucionet, realizoi zgjedhje moniste lokale, shantazhon e kërcënon opozitën, mediat, artistët, prokurorët, dënon të varfërit. Edi Rama s’ka lidhje me socialistët, ai s’do ndryshim sistemi elektoral pasi do tepsinë vetëm, nuk do demokraci.
Kosova realizoi zgjedhje demokratike dhe numëroi e shpalli rezultatin për 4 orë. Humbësit pranuan humbjen, fituesit përshëndetën qytetarët. Haradinaj me dorëheqjen e tij tregoi vlera patriotike duke dashur më shumë vendin se karrigen e tij dhe dha dorëheqje si Kryeministër. Albin Kurti pas fitores lëshoi një lum akuzash për Edi Ramën dhe këshilltarin e tij Batonin si njëriun më të urryer në Kosovë dhe bashkëpunëtorë të serbëve dhe nëpërmjet tij dhe ministrin rrenacak e të paaftë të jashtem Caka. Vetëm Rama dhe Vuçiç nuk shqiten nga karriget, nuk njohin aktin e dorëheqjes pasi për ta është interesi vetjak e personal mbi të gjitha dhe jo ai kombëtar.
Populli yne u ngop me fjalë, duhen vepra duhet të marrë në dorë fatet e vendit. Duhet të ngrihemi o sot o kurrë, unë jam i pari, vendi ka nevojë për sistem zgjedhor pse jo dhe si Kosova ose sistem mazhoritar, ndryshimi i sistemit zgjedhor, zgjedhjet e parakohshme domosdoshmëri për fatet e vendit. Një i çmendur gjithë vendin çmend, duhet larguar e keqja sa më parë nga drejtimi nga lidhja me krimin, bandat, oligarkët, duhet të çlirohen socialistët nga Rilindja, të çlirohet Shqipëria nga ky pushtues i fateve të vendit.
KOHA JONË SONDAZH

