Lefter Maliqi i opozitës: Nga kush të ruhesha te numërimi i votave, nga PD apo PS?!

Lefter Maliqi, kandidat për deputet nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore shkruan në postimin e tij:
Për shkak të kodit zgjedhor të padrejtë, duhet të punoja fort. Ky sistem për mua është i korruptuar, lista e mbyllur është fatkeqësi kombëtare dhe për demokracinë në Shqipëri. I përmbahem masakrës zgjedhore që ka ndodhur, unë jam krenar për ata vota që kam marrë. Gara zgjedhore ishte e pabarabartë. Dihej që Lefter Maliqi dilte i treti, por disa drejtues të PD-së, duke nisur nga drejtuesi politik, gjë që ia kam thënë edhe liderit Berisha, nuk punuan siç duhet, orientuan votat. Kishin xhelozi të paparë për të më goditur. Unë ia kisha thënë opozitës së bashkuar dhe liderit Berisha që nuk më interesonte mandati i deputetit. Ka detyra të tjera që mund t’ju shërbej mbështetësve të mi. U fokusuan të gjithë në Kuçovë dhe në Otllak, ata donin të më dëmtonin mua. U bë mitingu i PD në Berat, i dështuar. I kërkova miting liderit Berisha në Kuçovë dhe bëra miting madhështor në qytetin e Kuçovës. Ishte një protokoll që kandidatët e listës së hapur nuk duhet të flasin, si mos flasë kandidati i listës së hapur, kur mua do më votojë populli. Berisha ishte i palodhur nga mëngjesi në darkë, ata poshtë tij nuk e ndiqnin dot, për të mos thënë që ia patën me hile. Përveç Berishës, pjesa dërrmuese e drejtuesve politikë nuk kanë punuar. Nuk kanë punuar se e kishin të sigurt. Po të ishte Ilir Meta jashtë, Partia e Lirisë do kishte shumë më tepër vota. Në PD, mos të ketë betejë me njëri-tjetrin, por me kundërshtarin. Zoti Flamur Noka më thoshte ta mbroj unë votën, si do e ruash votën, nuk di nga kush të ruhem nga demokratët a nga socialistët. 5222 vota janë shumë për mua dhe për Partinë e Lirisë, ku nuk kemi pasur numërues e vëzhgues jam i bindur se kam manipulim. Berisha reagoi dhe më lanë disa numërues, se do isha pa numërues fare. Duhet bashkëpunimi e jo fryma e përçarjes.