FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Legalizimet, Rama: 30 mijë familje shpëtojnë nga një hall i vjetër

Edhe kryeministri ka shprehur rëndësinë e vendimit të miratuar dje për legalizimet e reja. Ai tha se familjet do të mund të legalizojnë po ashtu falas banesat të cilat ishin bllokuar nga legalizimi për shkak të detyrimeve të ndërtuesve apo investitorëve.

“Qeveria zgjidhi sot problemin e bartur dhe rënduar në vite të afro 30 mijë familjeve që nuk kanë marrë dot hipotekën e apartamentit, për shkak të shkeljeve në zbatimin e lejes së ndërtimit nga ana e ndërtuesve; të cilët pasi u kanë shitur shtëpinë apo dyqanin, janë larguar pa e hipotekuar dot ndërtimin, duke i lënë pa titull pronësie!

Rreth 18 mijë prej këtyre familjeve janë vetëm në Tiranë dhe e vuajnë këtë pasojë prej shumë vitesh pa zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë zgjidhje, çdo familje mund ta hipotekojë apartamentin FALAS Dhe padyshim, kjo zgjidhje, ashtu si për krejt procesin e legalizimeve, do të ketë një impakt me rëndësi edhe në ekonominë familjare, lokale e kombëtare”,-tha kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?