Legalizimi i kanabisit mjekësor për eksport, ”Forbes”: Pacientët nuk do të kenë qasje

”Shqipëria mund t’i bashkohet listës së vendeve evropiane që legalizuan kultivimin e kanabisit mjekësor dhe industrial”,-shkruan revista e njohur amerikane “Forbes”, në një shkrim të gjatë, ku analizon projektligjin e qeverisë shqiptare për të legalizuar kanabisin.

Në shkrim thuhet se kultivimi dhe prodhimi i kanabisit do të kenë vetëm qëllim eksporti dhe nuk lejon që shqiptarët të përfitojnë nga përdorimi i kanabisit mjekësor për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Projektligji parashikon prodhimin e kanabisit mjekësor dhe atij industrial deri në 150 hektarë tokë, duke filluar nga viti 2023.

Bizneset e kanabisit që duan të operojnë në sektorët e kanabisit mjekësor dhe industrial në Shqipëri duhet të tregojnë se kanë kapital mbi 86,000 dollarë, të punësojnë të paktën 15 persona dhe të paguajnë një tarifë prej 1.5% të xhiros vjetore të kompanisë.

Ajo që është më e rëndësishme për projektligjin është se kultivimi, prodhimi dhe tregtimi i kanabisit mjekësor dhe industrial do të jetë vetëm për eksport. Kjo do të thotë që pacientët nuk do të kenë qasje në trajtimin mjekësor të kanabisit dhe kompanitë shqiptare lokale nuk do të përfitonin nga përdorimet e shumta të kanabisit industrial.

SHKARKO APP