Legalizimi i kanabisit? Mjekët: Eshtë herët

Por, mjekët speicalitë janë kundër kësaj ideje. Ata thanë se licensimi do të shtonte ndjeshëm përdoruesit sidmos të rinjtë që janë shpesh jashtë kontrollit.

“Është ende herët të flasim për legalizim. Ne kemi një sërë problemesh, jemi vend kultivues, trafikimi, përdorimi intensiv të kanabisit por dhe vend mbërritje të drogave të tjera. Nëse do të jetë legalizimi dëmet do të jenë më të mëdha sesa ndalimi” ‘ tha Zini Sulaj shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT.

Por a mund të përdoret hashashi në mjekësi? Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë në QSUT Zini Sulaj thotë se në në ligjin shqiptar është e ndaluar përdorimi i hashashit. Ka lloje të tjera drogash që përpunohen e përdoren në mjekësi për të lehtësuar dhimbjet, për sklerozën apo për anoreksinë por edhe për këto janë shumë pak vende në botë që i përdorin.

Por, ogranizata që mbrojnë të drejtat e përdoruesve të drogës dhe të HIV AIDS shprehen “po” liberalizmit të drogave të lehta. Arjan Boci tha në “Ditë e re” që është e nevojshme liberalzimi i drogës për përdorimin vetjak të drogës deri në 5 gramë.

“Jam për një po të madhe. Liritë në përdorimin e drogës jo vetëm nuk kanë rritur numrin e përdoruesve por kanë rritur të ardhurat shtetërore”

Duke e konideruar si të hershëm këtë diskutim, mjekët thonë se shtetit nuk ka infrastrukturë ku vendi i kultivimit të ruhet me policë, fabrikat të punojnë për ta kthyer kanabisin në tablet dhe do ta etiketonin Shqipërinë si një ndër vendet më problematike të kultivimit të lëndëve narkotike.

Nëse do të ndodhë licensimi, Shqipëria në botë do të renditet pas Hollandës, Uruguai. Kolorados, Alaskës dhe Ëashingtonit që e kanë marrë këtë vendim.

SHKARKO APP