Legalizimi i Prostitucionit.Deputetët: E papranueshme për familjet shqiptare

Propozimi; Të legalizohet prostitucioni BE: “Legalizimi mund të çojë në diskutim politik i cili mund të shtyjë reformën, ky vendim të merret më vonë”

 Redjon Shtylla

Ndonëse është quajtur si profesioni më i vjetër në botë, prostitucioni në shumicën e vende të botës, sanksionohet me ligj si një krim dhe mbi këtë shkelje të kushtetutës, jepen edhe vendimet nga institucionet përkatëse. Qofshin tutorë apo dhe vetë ofruesja e këtij shërbimi, dënohet me burg. Të shpeshta janë rastet kur policia e shtetit informon se ka shkatërruar baza të prostitucionit, e që në Tiranën zyrtare të tilla raportime janë bërë të përditshme. Debati historik qëndron tek një çështje, a duhet legalizuar prostitucioni? A duhet që me ndryshimet e reja kushtetuese nisur nga Reforma në Drejtësi, të ndërhyrjet në legjislacion dhe në reflektohet në Kodin Penal mbi këtë kategori. Ende politika jonë nuk ka marrë nisma të tillë, ku qofshin vetëm në sipërfaqen e diskutime mbi këtë ndryshim, e cila ditëve të fundit ndonëse nuk ka shkaktuar shumë debat ka mjaftuar që me tituj të mëdhenj, shtypi të shkruaj se:”Reforma në drejtësi, propozohet legalizimi i prostitucionit në Shqipëri”. Është pikërisht një nismë e EURALIUS, misioni i Bashkimit Europian, cili i sugjeron parlamentit që të përafrohet me legjislacionit e BE-­në, për legalizimin e prostitucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por çfarë kërkohet konkretisht? Dy nenet 113 dhe 115 i Kodit Penal, duhet të shfuqizohen duke mos dënuar prostitutat që kërkojnë me dashje ta ushtrojnë këtë profesion. “Si hap i dytë duhet të verifikohen krimet, përkufizimi i tyre dhe veçanërisht proporcionaliteti i dënimeve në raport me ashpërsinë e llojeve të ndryshme të krimeve. Në ketë aspekt duhet të merren disa vendime politike. Duhet theksuar se kjo nismë qëndron në bazën e propozimeve të EURALIUS sepse deputetët nuk janë njohur me këtë propozim. Fillimisht duhet të paraqitet tek komisioni i ligjeve ky propozim por ende është mbajtur larg sepse propozuesit, kanë shprehur se kjo shkakton një debat politik dhe ata nuk duan të jenë shkaktar për ngërç e Reformës e cila seç se e ka tashmë. Një propozim si ai i ligjit të martesave gay, jo vetëm që ka shkaktuar debat mes palëve por i kundërshtuar nga masa e deputetëve. Të tilla ndryshime të kushtetutës, jo vetëm që kërkojnë një debat me përfshirje të faktorëve; social, shoqëror e politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndonëse është në hapat e parë, në suazën e një propozime, në një prononcim për “Koha Jonë”, deputetët kanë shprehen qëndrimet e tyre mbi këtë nismë. Ata kanë theksuar se ky propozim nuk ka mbërritur në komisionin e ligjeve dhe ende nuk janë njohur me këtë propozim. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është prononcuar se parlamenti Shqiptar nuk mund të bëjë ligj ato që vetë Europës i është dashur gjysmë shekulli ti debatojë dhe vazhdon ti debatojë. Sipas tij, ka shumë vende Europiane që nuk e kanë legalizuar prostitucionin. Ai shton se vlerat tona nuk e perceptojnë një ndryshim të tillë. Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Liliana Elmazi ka theksuar se kjo nismë është e parakohshme për vendin tonë. Sipas saj, është kultura e traditat tona, që nuk e pranojnë legalizimin e prostitucionit si profesion. Kultura dhe tradita mbetet fakti numër një, që një ndryshim i tillë, që profesioni i prostitucionit të legalizohet, vlen edhe për deputetin Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristane, i cili shprehet se Shqipëria duhet të përshtatë legjislacionin në përshtatje me standardet Europiane por duke treguar një kujdes të veçantë për traditën tonë, problemet sociale dhe fenomenet që na shoqërojnë në këtë tranzicion dhe hapje. Në të njëjtën linjë qëndron dhe deputeti demokrat, Luçiano Boçi, i cili thekson se të tilla ndryshime, mbetet thelbësore në pasojën sociale që mund të sjellë. Sipas tij, shoqëria shqiptare mbetet ende konservatore dhe larg pranimit të modifikimeve të tilla. Edhe deputetja e PD-së, Arbjola Halimi është shprehur kundër legalizimit të prostitucionit si profesion.

Qëndrimet e deputetëve

Deputetja e PD-së/Liliana Elmazi: Nismë e parakohshme për vendin tonë, e papranueshme për familjet Shqiptare

Në fakt, ne ende nuk jemi njohur me këto propozime pasi ato nuk kanë mbërritur as në komisionin e ligjeve. Personalisht, mendoj që edhe pse këto ndryshime sjellin përfitimet e sipërcituara. Kjo nismë është e parakohshme për vendin tonë. Kultura e traditat tona janë të tilla që nuk e pranojnë ende legalizimin e prostitucionit si profesion. Edhe pse shoqëria ka hyrë në BE, në rrugën e civilizimit, për shumë familje shqiptare kjo është e papranueshme, ndoshta duhet më parë të ndërgjegjësohen njerëzit, veçanërisht të moshuarit sepse mund të merret një nismë e tillë, të testohet njëherë në shoqëri. Edhe mund të mendohen ndryshimet, është e vërtetë, që nga varfëria ekstreme ka patur raste kur prindërit kanë detyruar vajzat të prostituojnë apo burrat gratë e tyre. Edhe pse të rralla, gjithsesi kjo prapë është detyrim, jo me dëshirë dhe gjithmonë do të jetë e dënueshme. Ende vlerat morale të femrave , ndershmëria apo nderi konsiderohen si virtyte dhe tradicionalisht shqiptari të vret për nderin.

13082657_1606766409598365_3502180221379394918_n

 

Unë i vlerësoj këto vlera të shqiptarëve dhe të them të drejtën, nuk jam për ta legalizuar. Kemi halle e probleme të tjera si popull. Varfëria po na mbyt, skamja na ka zënë frymën rreth 46% e shqiptarëve jetojnë në varfëri dhe 33 % e tyre në varfëri ekstreme. Le të mendojmë sesi tua heqim varfërinë e skamjen nga sofrat shqiptarëve duke hapur vende të reja pune por prostituimi apo kultivimi i kanabisit.

Ende nuk është diskutuar në grupin tonë parlamentar kjo nismë por unë jam kundra saj. Ashtu si jam kundra kultivimit të hashashit dhe martesave të homoseksualeve. Prostitucioni është ves i keq, pse duhet ta stimulojmë?! Ne ende mburremi me virtytin e ruajtjes së nderit apo ndershmërisë morale dhe ta kultivojmë edhe të rinjtë, do bëjmë mirë.

Kreu i PR-së/Fatmir Mediu: Këto propozime thyejnë vlerat dhe traditat, jemi bërë qesharak në Europë

Fatmir Mediu 2

Mendoj që ne nuk mund të bëjmë ligje tonat, ato që Europës i është dashur gjysmë shekulli ti debatojë dhe vazhdon ti debatojë. Ka shumë vende Europiane që nuk e kanë legalizuar prostitucionin. Këto situata për martesat gay, lejimin e prostitucionit duke injoruar tmerrësisht opinionin publik, vlerat dhe traditën tonë po na bëjnë sa qesharak dhe kopje të shëmtuar të disa vendeve Europiane.

Kreu i PDK-së/Nard Ndoka: Shqipëria të orientohet në bazë të studimeve Europiane

 

Këto janë modele dhe fenomene që Europa i ka kaluar vite më parë se ne. Shqipëria duhet të përshtatë legjislacionin në përshtatje me standardet Europiane por duke treguar një kujdes të veçantë për traditën tonë, problemet sociale dhe fenomenet që na shoqërojnë në këtë tranzicion dhe hapje. Ka studime që vendet e BE-së, i kanë bërë këtij fenomeni, në lidhje me kriminalitetin, përdhunimet, gjendjen shoqërore, kontrollin shëndetësor dhe shumë të tjera që ndërthuren. Në varësi të këtyre studimeve, çdo shtet harton politike strikte, me natyrë liberale ose konservatore në lidhje me këto fenomene. Edhe Shqipëria duhet të orientohet, në bazë të studimeve dhe realitetit tonë dhe praktikave europiane. Gjykoj se politikat konservatore, për sa i përket vlerave të familjes, duhet të jenë orientimi ynë si politikbërjes.

Deputeti i PD-së/Luçiano Boçi: Kërkon një debat të gjerë, shqiptarët mbetet konservatorë

luciano boci

Ky ndryshim mbetet thelbësor në pasojën sociale që mund të sjellë. Pavarësisht përfitimeve të parashtruara nga propozuesit, shoqëria shqiptare mbetet konservatore dhe larg pranimit të modifikimeve të tilla. Në një këndvështrim duket një lloj ligjërimi i një aktiviteti moralisht të dënueshëm. Për këtë arsye ai duhet ti nënshtrohej një debati të gjerë, që përfshijnë shumë aktorë e faktorë, para se të shkojë apo të shkonte për miratim. Nuk mendoj që është vetëm çështje politike por mbi të gjitha sociale dhe morale. Ky fakt detyron një parashtrim para një opinioni më të gjerë, se thjesht kalimi ndër kalimet e tjera të një reformë shumë të rëndësishme.

Propozimi i BE-së

Si hap i dytë duhet të verifikohen krimet, përkufizimi i tyre dhe veçanërisht proporcionaliteti i dënimeve në raport me ashpërsinë e llojeve të ndryshme të krimeve. Në ketë aspekt duhet të merren disa vendime politike. Marrë si shembull, shtetet europiane janë duke diskutuar aktualisht dënimin e prostitucionit duke ndjekur modele të ndryshme. Disa shtete janë më liberale në qasjen e tyre, duke u mundësuar prostitutave daljen pa probleme, pa pasur frikën e sanksioneve penale, dhe e kufizojnë dënimin në rastet e prostitucionit të detyruar, përfshirjes së fëmijëve dhe raste të tjera të rënda. Neni 113 dhe neni 115 duhet të shfuqizohen. Por, meqenëse kjo mund të çojë në një diskutim politik i cili mund të shtyjë reformën, ky vendim mund të merret më vonë”, thuhet në sqarimin e EURALIUS-it. Në vijim, ata argumentojnë se përse duhet të bëhen këto ndryshime në Kodin Penal. Në vend të vënies nën ndjekje penale, modeli Europian u ofron sigurime sociale dhe shëndetësore, u jep siguri ligjore dhe u mundëson atyre kualifikimin në një profesion tjetër. Ky sistem lufton edhe aktivitetet e tjera kriminale të lidhura me prostitucionin e paligjshëm”, thuhet në sqarimin e ekspertëve ligjorë të BE-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?