Lehtësim i barrës fiskale, Rama: Zero taksa për 77% të bizneseve në vend

Kryeministri Edi Rama krah ministres së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj dhe ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka folur mbi vendimin e qeverisë për të lehtësuar barrën fiskale për biznesin e vogël.

Rama tha se do të ketë zero tatim fitimi për biznesin që ka xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të reja, ndërsa për bizneset deri në 10 milionë lekë xhiro vjetore do të hiqet dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Nga kjo skemë e re për biznesin e vogël, kryeministri tha se heqje të tatim fitimi do të përfitojnë 14% e bizneseve në vend, ndërsa heqje të tatim fitimit bashkë me TVSH do të përfitojnë rreth 77% e bizneseve.

”Në vitin 2013 paguanin 10% taksë si tatim fitimi dhe zhvillonin aktivitet rreth 60 mijë tatimpagues me xhiro deri në 8 mln lekë, dhe paguan edhe një tatim tjetër për pushtetin vendor që më pas në periudhën tonë fillojë të zhbëjnë deri sa vijmë në këtë moment historik për biznesin e vogël. Shteti i ka marrë biznesit të vogël nga 2006-2013 19 mld lekë tatim 5.3 mld lekë për shtetin nga viti 2014-2019Kjo është një fakt se si qeveria mbështet biznesin e vogël. Aktualisht sot 93 743 biznese osed 77% e nr total që paguajnë 0 tatim mbi fitimin janë më pas 14% që paguajnë 5% tatim dhe të dyja së bashku nga ky moment e kanë zero tatimin. 450 mijë të punësuar në 2012 sot në regjistrin e fundit të 20119 kishim 55% më shumë të punësuar që paguajnë dhe marrim mbrapsht kontribute. Sot jemi në kushtet kur me shumë frymëmarrje mund të tregojmë shifrat dhe nuk kemi lënë askënd mbrapa, asnjë punonjës të regjistruar në biznesin e vogël, që i mbështetëm me 7 miliardë lekë dhe pagën direkte prej 40 mijë lekë mbi 172 mijë të punësuar”, tha Rama.

Sot Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka miratuar projektligjin ““Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””. Gjithashtu ky komision miratoi dhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”.

SHKARKO APP