“Leje-legalizimi në këmbim të votës”, Belind Këlliçi: Kujdes! Mos bini pre e mashtrimeve të tilla elektorale
Kandidati për deputet në Tiranë, njëkohësisht edhe drejtues politik i Partisë Demokratike në zonën e Kombinatit, Belind Këlliçi ka ngritur një shqetësim lidhur me premtimet e qeverisë për leje-legalizimi në këmbim të votës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Këlliçi shkruan se qytetarët duhet të kenë kujdes dhe mos bien pre e këtyre mashtrimeve elektorale, pasi këto shkresa pa numër protokolli nuk vlejnë.
“Cilido funksionar që fabrikon mashtrime të tilla, do të mbajë përgjegjësi ligjore personale!
Ju përdor Rama mish për top. Po i thoni burgut hapu!”, shkruan më tej në postimin e tij Këlliçi.