LETRA/Zbardhet ftesa e Metës për Bashën
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i bëri sot ftesë publike kreut të opozitës, Lulzim Basha për të takuar lidhur me reformën në drejtësi. Në një konferecë për mediat, kreu i Kuvendit tha se si drejtues i institucionit ligjvënës ai ka përgjegjësi kushtetuese për reformën. “Takimi mes meje dhe Z. Basha është kërkuar nga unë si takim zyrtar. Nuk është takim informal. Jam shumë fleksibël për çdo gjë që ka të bëjë me vendin e takimit, formatin e takimin. Por nuk jam fleksibël te koha. Jam gati që tani, në mesnatë, pa u gdhirë mirë, por para së hënës. Sepse koha kompliko procedurat parlamentare, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese”,- tha kreu i Kuvendit.
Në letrën e dërguar kreut të PD-së,(mund ta shihni në foto) theksohet nevoja e takimit për të rënë dakord për axhendën e miratimit të reformës në Kuvend.
KOHA JONË SONDAZH

