Libanezi, Balla: Gjyqi nga mikja e vajzës së Berishës
Deputeti socialiste Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha si shkakun kryesor që çoi në largimin nga vendi ynë të biznesmenit amerikano-libanez Faadi Mitri, dhe tërheqjes së të gjithë investimeve të kompanisë OMNIX në Gjirin e Lalëzit.
Ashtu si dhe kryeministri Rama, edhe baza theksoi se gjyqtarja e Durrësit, Joana Qeleshi, që gjykoi çështjen e pronësisë në tokën ku ishte parashikuar të realizohej investimi është mike me vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Joana Qeleshi mike e vajzës së Berishës dha këtë vendim për truallin ku do investonte biznesmeni libanez. Qeveria Berisha i kërkoi përqindjen.
Një gjyqtare vetëm e vetëm se është mike e vajzës së Berishës ka dhënë këtë vendim. 45 dynym pyll ishin pronë e familjes Selçuni pa asnjë dokument.
Qeveria juaj nuk ia dha lejen sepse edhe këtij biznesmeni i vutë lakun dhe i kërkuat përqindje njëlloj si i kërkuat biznesmenit pakistanez Zafar Ansar “tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

