Liberalizimi i vizave për Kosovën, reagon kryeministri Edi Rama

Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Parlamentit Europian për t’i hapur rrugën liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në Twitter, Rama thotë se Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën.

“Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”, shkruan më tej kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i kryeministrit, Edi Rama

Swiss Digital Mobile Reklama

Shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?