Liderët e rajonit në Tiranë, vjen dhe komisioneri i BE-së Varhelyi
Kryeministri Edi Rama pret këtë të hënë liderët e rajonit dhe komisionerin e Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyin. Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve të Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.
Samiti i Berlinit është një format i nisur nga Gjermania, në të cilin kanë marrë pjesë pa rezerva të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mbërritja e krerëve të Ballkanit ishte paralajmëruar nga Edi Rama në turin Ballkanik të zhvilluar pak ditë më parë, ndërsa në Samitin e NATO-n në Lituani, kryeministri foli edhe për një vizitë të Presidentit francez, Emanuel Macron.
Akoma nuk dihet nëse kryeministri kosovar Kurti do të jetë nesër në Tiranë.