Lidhja me trafikantët në Angli, 20-vjeçari shqiptar: Marr 6 mijë paund. Jemi lënë në harresë nga qeveria

Rruga me gomone nga Franca drejt Anglisë, e të rinjëve edhe nga Shqipëria, është një nga temat më të diskutuara dhe medatike në këto vend. Një 20 vjeçar nga Tirana rrëfen të gjitha peripecitë për ”Euronews Albania”, ku tregon se nuk ka nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri. Për të rinia është lënë në harresë nga qeveria.

“Nga Tirana në Francë shkuam në rrugë tokësore, pastaj nga Franca në Angli ikëm me gomone. Gjithë rruga ishe 5 mijë paund. Kemi qëndruar 10 orë në det, kemi qenë diku tek 40 persona nga këto dhe gra më fëmijë me bebe”.

Vendimi për të shkuar në Angli, thotë se erdhi si pasojë e kushteve të vështira në Shqipëri. 20-vjeçari këtë vit do të diplomohej në fakultetin e Ekonomisë, por rrjedha e jetës e çoi në një shtëpi bari. “Kushtet dhe rrethanat u bënë të tilla që të largohesha. Kemi diskutuar për të punuar në shtëpi bari, këtu është me cikël, në moment që mbaron procesi në varësi të rezultatit, 5-6 mijë paund. Unë merrem me ujitje, vaditje krasitje”.

I riu nga Tirana tregon orët e tmerrit, në det të hapur. Frika se mos nuk do të arrinte gjallë, në shumë raste e bëri të mendonte nëse ishte zgjedhja e duhur.

”Në momentin që shkëputesh nga bregu të duket sikur ke pak përqindje shpresë, deri në një moment që mbaroi benzina gomones. Fatmirësisht arritëm që të hyjmë në lidhje me policinë britanike dhe na shpëtuan, gomonia ndodhej mes detit, filloi uji të futej ujë”.

SHKARKO APP