Lidhjet politike me “Bankers”, Myslim Murrizi: Tre studio ligjore përfituan mbi 11.5 milionë euro për konsulencë fiktive. Deputetë e ish-ministra te PS dhe PD në pazare
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka hedhur akuza të forta në lidhje me kompaninë Bankers Petroleum dhe tre studio ligjore që, sipas tij, kanë përfituar miliona euro për “konsulencë fiktive”. Në një reagim të publikuar, Murrizi thotë se që prej vitit 2004, politikanë nga të dy krahët kanë përfituar nga kjo kompani, e cila ka shfrytëzuar burimet natyrore të Shqipërisë pa paguar tatim-fitimin.
Ai pretendon se tre studio ligjore kanë përfituar mbi 11.5 milionë euro, mes tyre një studio në pronësi të një ish-deputeti të PS, një tjetër e një ish-ministri të PD dhe një e tretë që, sipas tij, përdoret nga të dyja palët. Sipas Murrizit, këto studio kanë shërbyer si “zyra shpërblimi” për njerëz të lidhur me politikën.

Reagimi i Myslim Murrizit:
Në vitin 2019 kur unë flisja në parlament për vjedhjet galopante të hajdutëve të politikës të kompania BANKERS PETROL, jo pak funderrina nga PS dhe PD me akuzonin mua se kisha mbajtur mandatin për pazar.
Nga dosja hetimore e BANKERS doli ajo që kisha paralajmeruar para 6 vitesh që zagaret politikë prej vitit 2004 kanë marrë miliona euro nga kjo kompani prandaj kjo kompani ka marrë nga pasuria e shqiptarëve rreth 15 miliardë euro dhe nuk ka paguar asnjë lekë tatim fitimi.
Kush ka pak durim të shikoj që tre “studio ligjore” kanë marrë nga BANKERS 11.5 milionë euro për “konsulence” ligjore (leshi) se vetë BANKERSI ka zyrë të rregullt juridike me mbi 15 punonjës.
Njëra studio është e një ish deputeti të PS dhe ka marrë rreth 6 milion euro nga viti 2017 deri në mars 2025 me 9 punonjes të punësuar.
Studio tjetër është e një ish ministri dhe deputeti të PD dhe ka marrë 2.7 milion euro nga shkurti 2019 kur PD dogji mandatet deri në prill 2025 dhe ka vetëm 2-3 punonjes te punësuar.
Dhe një studio tjetër, ÇEREKJA që është miks duke u përdorur nga te dyja anët e politikes ka marrë 2.6 milion euro nga viti 2020 deri në mars 2025 me 7 punonjes të punësuar.
Të tria “ studiot” kanë keshilluar “noc rrokun” se BANKERS nxjerë naftë dhe një gjyq që ka bërë për gjoben 104 milion euro e ka humbur në të tria shkallet, por kanë shërbyer si “ zyra” shpërblimi për llogari te tyre dhe padrinove të tyre.
Pothuajse në çdo biznes VIP është e njëjta skemë ku milionat shpërndahen si me magji tek halet e politikes.
Vetë për këto dy subjekte me ish-deputet dosjen duhet ta marrë SPAK-u, nëse edhe SPAK nuk ka gisht në Bankers!
KOHA JONË SONDAZH

