Ligjet e drejtësisë, grupi i PS shtyn miratimin më 6 tetor
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ka marrë vendim që paketa ligjore e vlerësuar si emergjente për implementimin e reformës në drejtësi ndryshe nga sa ishte parashikuar për seancën e 29 shtatorit të miratohet më 6 tetor.
Ky vendim vjen në kushtet kur komisioni i posaçëm parlamentar nuk i ka përmbyllur të gjithë ligjet, pasi në mbledhjen e sotme shtyu diskutimin për ligjin mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Burimet brenda në komision, bëjnë me dije se diskutimi për ligjin mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, u shty pasi pritet një faturë financiare nga qeveria për gjithë paketën ligjore.
Opozita sërish nuk mori pjesë në mbledhje, duke mbajtur në fuqi vendimin për bojkot pas mungesës së konsensusit mbi ligjin për organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor.
KOHA JONË SONDAZH

