Ligjet e reformës në drejtësi, Xhafaj: Nuk ka pushime për deputetët

Edhe pse Parlamenti është pushim deri me 16 janarin e vitit te ardhshëm, Komisioni i Ligjeve është mbledhur per te diskutuar reformën ne drejtësi.

Kreu i komisionit Fatmir Xhafaj ka deklaruar se deputetet nuk do te bejne pushime ne mënyrë qe te miratohen sa me shpejt 27 ligjet e reformës ne drejtësi. Por Petrit Vasili i LSI i ka kujtuar se këto ligje as nuk janë depozituar e as nuk jane futur ne kalendar. Kjo ishte përplasja e pare mes LSI dhe PS.

Përplasja e dyte ndodhi per garën per Avokatin e Popullit. Igli Totozanit i ka përfunduar mandati ne 22 dhjetor dhe ne garën per kete post janë paraqitur 3 kandidatura. Por PS ka kërkuar zgjatjen e afatit te aplikimit me 20 dite, kërkese qe ka marre votën kundër te LSI. Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota dhe PS i duhen edhe votat LSI per ta miratuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse është nje institucion pa shume pushtet, Avokati i Popullit merr rendësi pasi ne kuadër te reformës ne drejtësi, ai hap garën per personat qe do te bëjnë Vettingun.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?