Ligji i plehrave, komentuesit kritikojnë Ramën. Kryeministri: Ejani në vetë
Miratimi i ligjit për importin e mbetjeve ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale. Shumë qytetarë nuk kanë hezituar të shprehin pakënaqësinë edhe në faqen zyrtare të Kryeministrit Edi Rama.
Në nga reagimet me të forta është ajo e një qytetare nga Vlora. Pyetje e saj duket se e ka bërë Ramën të humbasë durimin, duke ju drejtuar qytetarëve: “Ejani në vete!”.
“Nëse importimi dhe përpunimi i plehrave (apo mbetjeve, siç i quajnë intelektuhalet) është një biznes kaq fitimprurës për ekonominë, si shpjegohet bujaria e të huajve që ia dhurojnë Shqipërisë plehrat e tyre të mrekullueshme?’’, i shkruan vlonjatja, emrin e së cilës nuk po e publikojmë, por që për shumë nga komentuesit është cilësuar si një ndërhyrje ‘’epike”,- shkruan qytetarja në faqen e Ramës në Facebook.
PËRGJIGJA E PLOTË RAMËS:
E nderuar zonjë! Mbetjet e gjelbërta nuk t’i dhuron askush! Ato seleksionohen në çdo vend normal, ku qytetarët nuk hedhin gjithçka në një kazan apo rrugëve dhe blihen nga industria e lehtë ricikluese!
Edhe industria e lehtë ricikluese në Shqipëri, e cila është në hapat e saj të parë, i blen mbetjet e gjelbërta që importon dhe paguan 100 lekë takse për çdo kilogram!
Kjo është arsyeja që në Shqipëri është ende shumë e vështirë mbledhja, sepse s’kemi proces ndarjeje në burim dhe grumbullimi për riciklim! Këtë të dytën industria jonë e lehtë ricikluese ka filluar ta bëjë, por është tmerrësisht e vështirë pikërisht sepse ne s’kemi ndarje në burim (d.m.th në kazanët e plehrave) dhe prandaj e ka të pamundur të mbijetojë, duke rrezikuar falimentimin! Pra, ejani në vetë dhe mos dëgjoni manipulatorët profesionistë që luajnë me frikërat e njerëzve, sepse ndryshe s’do e kishte këtë ligj as Kosova e rajoni dhe Bashkimi Europian po e po! Ky ligj bën pikërisht të mundura gjërat që kam shkruar më lart. Të tjerat janë petulla politike…
KOHA JONË SONDAZH

