Ligji i plehrave, PD paraqet në Kuvend kërkesën për referendum popullor
Partia Demokratike ka kërkuar sot në Kuvend, futjen në rendin e ditës dhe miratimin e një referendumi popullor për importin e mbetjeve.
Kryetari i Grupit të PD, Edi Paloka, tha: “Kërkesa e PD për referendum të futet sot në rendin e ditës dhe të votohet. Grupi parlamentar i PD vlerëson se importi i mbetjeve cenon të ardhmen, krijon premisë të qartë për shfrytëzimin e këtij aktiviteti nga grupet kriminela ndërkombëtare për mbetje të rrezikshme.
Pyetja e vetme që duhet të shtrohet në këtë referendum është: A duhet të lejohet importi i mbetjeve në territorin e Shqipërisë? PO ose JO, kaq,” tha Paloka.
KOHA JONË SONDAZH

