Ligji për burgosjen e gazetarëve, Basha: Nuk do ta lejojmë, kush e shkroi?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur kundër ligjit që dënon gazetarët që ndërhyjnë në punën e SPAK, struktura e prokurorëve që krijohet me ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi.

Përmes një deklarate për shtyp, kreu i opozitës ka theksuar se ky nen nuk do të lejohet nga Partia Demokratike dhe ka kërkuar që mediat të investigojnë se si ky nen u fut dhe kush e hartoi.

Basha akuzon për këtë Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallezise se nenit 13 te ligjit per aktivitetin e prokurorise ne luften kunder korrupsionit, qe hap deren e nje censure te paprecedente, duke parashikuar denimin e gazetareve. Direkt me doren e tij apo te ndonje xhafe, Edi Rama ka parashikuar qeline per ndonje gazetar qe ben shkrim ose mban qendrim te papershtatshem. Sigurisht, kjo mase nuk ka lidhje me reformen ne drejtesi. Eshte nje standard i juntave te korruptuara.

Ky nen sdo te kaloje kurre, sepse do ndalet nga Partia Demokratike. Por eshte shume e rendesishme te zbardhet e plote skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosine politike. Sepse futja ne draft eshte shprehje e vullnetit te mbrapshte, nje ide qe ka zene rrenje ne koken e te semurit te Surrelit. Duhet transparence e menjehershme per kete tentative per te shkelur nje prej lirive kryesore e themelore te demokracise. Une i siguroj gazetaret dhe perfaqesuesit e medias se ky nen-gijotine do bjere, por i ftoj ata te hetojne te verteten rreth kesaj perpjekje per censure me ligj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?