Ligji për KLD, Kushtetuesja pas Nishanit rrëzon edhe PD
Gjatë seancës së sotme Kushtetuesja gjithashtu pranoi kërkesën e Qeverisë për t’u bërë palë e gjykimit.
Pas seancës, deputeti demokrat Eduard Halimi tha se qeveria duhet të mbajë larg duart nga gjyqësori. Deputeti demokrat theksoi se gjyqtarët s’duhen të kërcënohen se do pezullohen nga detyra.
“Rama kërkon të fusë në krizë institucionet e drejtësisë.
Gjykata Kushtetuese në gjykimin në themel do marr të mirëqna pretendimet e PD-së. Ligji është antikushtetues, qëllimi nuk kishte asnjë synim tjetër veçse ndërrimin me njerëz politikë”, deklaroi Halimi.
I pyetur rreth thuerjes së bojkotit, ai tha se është çështje e forumeve të PD-së dhe se ende një vendim të partisë.
Vendimi i Kushtetueses vjen pak ditë pasi kjo gjykatë rrëzoi edhe ankimimin e Presidentit të Republikës që kërkoi pezullimin e ligjit për KLD.
KOHA JONË SONDAZH

