Ligji për Korporatën e Investimeve, 19 vota kundër, Fatmir Xhafaj abstenon

Ligji i shumë debatuar i Korporatë së Investimeve nuk është pritur si një zhvillim pozitiv edhe nga vetë deputetët e Partisë Socialiste. Projekti u votua sot në seancë më 77 vota, 19 kundër dhe 3 abstenim. Burime nga Kuvendi thanë se mes emrave që nuk kanë qenë pro këtij ligji janë dhe deputetë të Partisë Socialiste. Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj mësohet se ka abstenuar gjatë votimit të tij.

Korporata e Investimeve është një institucion i ri që do të krijohet me detyrë e menaxhimit të pronave të shtetit nëpërmjet projekteve me interes kombëtar. Korporata do funksionojë si si shoqëri tregtare, me pronar shtetin. Por ky projekt shihet edhe si një formë e re e përvetësimit të pronave publike nga biznesmenë afër qeverisë.

Projekti është kritikuar nga juristë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Komisioni i Venecias. Një javë më parë, Venecia u shpreh kundër ligjit të ri për pronën, i cili lidhet dhe me krijimin e kësaj korporate. Pavarësisht kritikave, qeveria “Rama” e miratoi sot ligjin. Por votat kundër dhe abstenimi nga deputetët e PS tregojnë se projekti i ri i qeverisë nuk shihet si një zhvillim pozitiv.

Tabaku: Korporata e Investimeve, aferë më gjigande se skema korruptive e PPP

SHKARKO APP