Ligji për mbetjet ‘çan’ grupin e PS, ja emrat e kundërshtarëve të Ramës
Ligji për importin e mbetjeve nuk është mbështetur nga i gjithë grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Ky ligj i shumëdiskutuar ka marrë vetëm 63 vota nga 71 deputetë që ka maxhoranca gjithsej. Janë 3 deputetë të PS që kanë votuar kundër: Ben Blushi, Dashamir Peza dhe Mimoza Hafizi. Edhe Vangjel Dule i PBDNJ ka votuar kundër.
Ndërkaq kanë abstenuar deputetët Klodiana Spahiu-PS, Luljeta Arapi-PS dhe Përparim Spahiu-LSI.
As Kreu i kuvendit, Ilir Meta nuk ishte në sallë kur u miratua ligji. Para votimit edhe grupi parlamentar i PDIU u largua.
Ky ligj ka sjellë debate të mëdha ditën e sotme në sallën e parlamentit, në një seancë që zgjati rreth 11 orë. Opozita kundërshtoi këtë ligj dhe deklaroi votën e saj kundër që në fillim.
KOHA JONË SONDAZH

