Ligji për rritjen e pagave, deputetët e PS dhe të opozitës bëhen bashkë për ndryshimet

Deputet e mazhorancës dhe opozitës pasi ranë dakord me kamerat fikur, njoftuan se në ligjin për rritjen e pagave të administratës, ata do të propozojnë disa amendime të reja, që kanë të bëjnë pikërisht me rrogën e deputetëve. “Kontaktet me një numër të konsiderueshëm të të dy krahëve më shtynë drejt propozimit që për ligjin e pagave disa deputetë do marrin iniciativa për të propozuar amendime“-tha Eduard Shalsi.

Për deputetët dhe ministrat qeveria e uli koeficientin e shumëzimit në mënyrë që paga e tyre të mbetet e pandryshuar. Ndryshime nuk do të ketë as për Kryeministrin, kryetaren e Kuvendit dhe ministrat.

“Fakti që ky ligj nuk u miratua nga parlamenti brenda muajit prill do të thotë që pagat do të fillojnë të rriten pas miratimit të ligjit. Pagat e administratës publike do të rriten nga maji dhe do të kenë efekt në pagën që do të merret në qershor”,-tha Delina Ibrahimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria synon ta dërgojë 900 euro pagën mesatare në administratën publik deri në vitin 2025. Rritja pritej të fillonte këtë vit dhe të vijojë vitin e ardhshëm. Rritja e pagave do të prekë edhe sistemin e drejtësisë, ku paga e një magjistrati do të fillojë nga 153 000 lekë në muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?