Lihet në burg Arjan Tase. Nga salla e gjyqit i shpreh ngushëllimet familjes Avdia dhe kërkon falje Policisë

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjan Tasen, i akuzuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia teksa drejtonte gomonen në plazhin e Potamit në Himarë.

Ndërkohë seanca u drejtua nga gjyqtarja, Viola Canaj ndërsa prokurore e çështjes ishte Eranda Visoci dhe avokat mbrojtës, Aleks Prifti.

Mësohet se Arjan Tase sot në gjykatë ku doli për vlerësimin e masës së sigurisë u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të vogëlushes 7-vjeçare Jonada Avdia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë raportohet se Tase ka kërkuar edhe falje ndaj Policisë së Shtetit për veprimin e tij që solli vdekjen e të miturës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në gjykatë, Prokuroria e Vlorës kërkoi masën “arrest me burg” për Tasen për akuzën “vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?