Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.7…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Linda Rama në darkën e Iftarit: Harmonia fetare, pasuri e çmuar e shqiptarëve

Linda Rama në darkën e Iftarit: Harmonia fetare, pasuri e çmuar e shqiptarëve

Politikë
E mërkurë, 19 Prill 2023 20:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shtruan sonte tryezën tradicionale të Iftarit në kuadër të Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit. Në tryezën e shtruar në Pallatin e Kongreseve ishin të pranishëm drejtues të besimeve fetare në vend, ministra, deputetë, diplomatë të huaj, drejtues institucionesh, artistë, sportistë, mjekë etj.

Fjala e plotë e Linda Ramës:

Të dashur miq e të ftuar,

E vërtetë, jo çdo e keqe vjen vetëm për keq! Edhe apendisiti i Edit mund të them që nuk paska ardhur vetëm për keq pasi, falë ndërhyrjes për heqjen e tij, në vend që sonte të dëgjoni një fjalë të gjatë nga Edi do të dëgjoni një përshëndetje të shkurtër nga unë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari në të cilën muslimanë, të krishterë, besimtarë ose jo, ndajnë bukën në përulje dhe respekt të një rituali të gjithëpranuar që kremton njeriun, jetën, sakrificat e shpërblimet e saj.

Ekzaktësisht 100 vite më parë, në vitin 1923, Këshilli i Naltë Musliman i drejtohej Kryeministrisë me një shkresë për të lajmëruar themelimin e Komunitetit Musliman Shqiptar. Me postulatin “dashuria për Atdheun rrjedh nga besimi” dhe me vendimin për të përdorur gjuhën shqipe si gjuhë të liturgjisë islame myslimanët shqiptarë kishin rrokur qysh në lindjen e tyre si komunitet, një vizion paqeje në atdhedashuri dhe progres.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot, 100 vjet më pas, ky vizion i paqes dhe progresit, përqafuar natyrshëm nga krejt komunitetet fetare, është mishëruar në shembëlltyrën rrezatuese të harmoninë fetare, pasuri e çmuar e shqiptarëve, dhuratë e vyer për familjen e kombeve europiane dhe shembull për çdo vend ku shqiptarët jetojnë e punojnë. Nëpërmjet harmonisë kemi përballuar kështu përgjegjësinë për të qenë shembull, çka është dhe një prej virtyteve të renditura të vetë Kuranit.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Të jesh shëmbull i virtytit nuk është e lehtë, përkundrazi, sipas Kuranit Famëlartë, të jesh shëmbull i virtytit është një përgjegjësi e vështirë dhe e rendë.

Mirë apo keq?

Puna dhe virtyti apo mashtrimi dhe zilia?

Janë këto pyetjet e mëdha që nxit edhe muaji i madhërishëm i Ramazanit, në një kohë si kjo e jona ku shembulli individual i virtytit është i nevojshëm mbase më shumë se kurrë më parë.

Sepse sot, dritaret e komunikimit mes nesh janë të pakufishme dhe fluksi i informacionit gjithashtu. Duke krijuar një mundësi të panjohur më parë për ta rrokur botën, të mirën dhe progresin, por dhe duke shtuar në mënyrë thuajse mbytëse presionin për t’iu dorëzuar tundimit, vanitetit, egoizmit, lehtësisë së padurueshme të qenies, siç thotë titulli i një libri të famshëm.

Janë të shumtë fatmirësisht edhe pse fatkeqësisht të neglizhuar, shembujt e virtytit ndër ne, të cilët me zgjedhjen e tyre dhe punën e tyre të përditshme e bëjnë shoqërinë më të mirë, atmosferën mes nesh më të paqtë dhe mjedisin më të shendetshëm.

Në 30 orët e qëndrimit me Edin në spital pata mundësinë të jem mes një ekipi mjekësh dhe infermieresh të perkushtuar. Aida, Ela, Anxhela, Sonila, Elena, Delina ishin vajzat që kujdeseshin si flutura mbi kryet e pacientëve pa e thyer heshtjen dhe pa e humbur zhdërvjelltësinë mbresëlënëse të duarve, bashkë me buzëqeshjen inkurajuese, përgjatë orëve të avashta të natës.

Teksa rrija e ulur në karrike, pak pas mesnatës, njëra prej tyre më afrohet dhe më pyet me zë të ulët: T’ju sjell një jastëk?

E më parë erdhi se sa iku duke më lënë në dorë një jastëk të vogël që e mbajta nën qafë gjatë gjithë natës. Në të zbardhur pashë që jastëku që kish qëndruar me mua ishte një jastëk bebesh, me një rosak të qëndisur me dorë në mes të tij. I kujt është ky jastëku që ma lehtësoi natën mua, e pyeta. I vajzës time, tha. E mbaj pranë në orët e natës, kur jam në punë. Uroj tju ketë shërbyer. E pashë me admirim për shpirtin e saj dhe e pyeta si quhet vajza? Ajlina tha dhe i qeshën sytë.

Ajlina, ëngjëlli me emrin e vjetër musliman që do të thotë sublimja, kishte qendruar me mua si “ dritë e hënës” dhe “ dhuratë e Zotit” në një natë të vështirë në muajin e Ramazanit. Dhe me këtë mbresë të pashlyeshme të njerzillëkut shembullor, duke uruar që paqa, shëndeti e mbarësia t’ju prijnë familjarisht, lejomëni t’i uroj posaçërisht edhe besimtarët muslimanë që agjërimi i tyre të jetë i pranuar.

Faleminderit!

Etiketat e lidhura

Linda Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 16 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 16 minutash

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C
Para 17 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 7 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 19 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 23 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 10 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 7 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.