Lirimi i Lul Berishës/ PD çon në Kryeministri kërkesën për shkarkimin e Dakos, Basha takon kryeprokurorin
Kryedemokrati i ka kërkuar Llallës nisjen e menjëhershme të hetimeve për Vangjush Dakon.
Sakaq, PD ka dërguar në Kryeministri kërkesën për shkarkimin e Dakos, e cila është e firmosur nga këshilltarët e djathtë në bashkinë e Durrësit, dhe deputetët demokratë.
Demokratët kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut të Durrësit pasi doli garant në Gjykatë se do të punësojë Lulzim Berishën, çka ndikoi në nxjerrjen e tij nga burgu.
Vendimi për lirimin e Lul Berishës solli reagime të ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili tha se lirimi Berishës ishte i papranueshëm dhe duhet të na indinjojë. Kambanë alarmi e cilësoi nga ana tjetër edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
KOHA JONË SONDAZH

