Lirimi me kusht i Haradinajt, PD: Të shqetësuar që s’mund të kthehet në Kosovë. Drejtësi jo e plotë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të gjykatës në Colmar të Francës, e cila vendosi lirimin me kusht të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Me anë të një deklarate drejtuar mediave, PD shpreh shqetësimin se pse ish-kryeministri Haradinaj nuk mund të kthehet në Kosovë, duke shtuar se ky është një vendim nuk është drejtësi e plotë.

“Partia Demokratike është e shqetësuar nga vendimi i sotëm i autoriteteve gjyqësore Franceze që Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë. Vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo të kthehet në atdhe, nuk është drejtësi e plotë. Partia Demokratike shpreson dhe beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund kësaj padrejtësie ndaj Ramush Haradinajt, i cili është çliruar plotësisht nga pretendimet për krime lufte me vendimet e Gjykatës së Hagës.”, citohet në reagimin e opozitës.

Gjykata vendosi se Haradinaj nuk duhet të largohet nga Franca, për arsye se duhet të paraqitet 2 here ne gjykate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Serbia bëri kërkesën, për ta ekstraduar, madje do ta dërgojë edhe të plotësuar, sipas ministrres serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç. Ajo ka thënë se Serbia e kërkon Haradinajn për “Krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999”, akuza këto për të cilat Haradinaj, thotë ajo, nuk është gjykuar në Hagë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, dërguar të martën, është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt me fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviç.
Por edhe Kosova ka kërkuar që Haradinaj të lirohet me kusht duke mos e bërë të mundshëm ekstradimin e tij nga Franca në Serbi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?