Lirohet Ervin Salianji
Lirohet Ervin Salianji. Ish-deputeti demokrat ka fituar lirinë me kusht nga gjykata e Ferit.
Vendimi u dha sot në gjykatën e Fierit, ku trupa gjykuese vendosi në favor të lirimit me kusht të ish-deputetit të PD, pasi Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv ndërsa edhe prokuroria dha dakordësinë. I pranishëm në seancë ishte edhe vetë ish-deputeti.
Salianji ndodhej i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit 2024. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen “Babale”, duke e dënuar me 1 vit burg.
Në një prononcim të shkurtër për mediat e pranishme aty, Salianji tha: Do jem në konferencë në orën 17:00 nga selia e PD”.
KOHA JONË SONDAZH

