Gjykata e Apelit liron nga burgu Safet Gjicin
Aktualitet Politikë E Hënë, 19 Maj 2025 12:59
Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është liruar nga qelia për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi ndryshimin e vendimit, duke pranuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë.
Ndaj Gjicit u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie, duke bërë që pjesën e mbetur të dënimit Gjici ta kalojë në banesën e tij. Safet Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi.
KOHA JONË SONDAZH

