Lista e PD-së, Rama: Republika e re e humbësave
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur listën e Partisë Demokratike si “Republika e re e humbësave”. Ai ndodhej në një familje në Vorë, ku u shpreh se timonin duhet ta ketë Partia Socialiste, pa mbajtur asnjë në prehër.
Kosova humbës, ky Besnik Fuçia humbës. Bardhi humbës, Mediu fitues gjithmonë me humbje, gjithë humbësat bashkë. Kjo është PD-ja, republika e re. Republika e re e humbësave”, tha Rama.
Rama tha më tej se Vettingu do të hapë vende të reja pune. “Të gjitha ndërmarjet shqiptare kanë vende pune, por duhen ustallarë. ai ka nevojë për elektriçist, për axhustator, pra për zanatçi. Tani kemi dhe vettingun dhe do hapen vende pune. Na duhet të kemi fuqi më të madhe për të bërë më shumë gjëra. Na duhet të na mbështesin më shumë që t’i mbështesim më shumë, nuk është se na duhen më shumë vota në Parlament për pushtet për vete, por na duhen për të bërë më shumë gjëra”, tha kryeministri.