Listat e kandidatëve, Vasili: Shqiptarët duan vetëm deputetë të pastër. Të dëgjojmë SHBA dhe të refuzojmë Ramën!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përsa i përket pastërtisë së listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Vasilit, këto sugjerime e shëndoshin politikën dhe Parlamentin, ndërsa refuzimi i tyre nga ana e Edi Ramës e infekton politikën dhe Parlamentin me kriminelë, trafikantë dhe të korruptuar.

Njëherazi Vasili bën thirrje që shqiptarët të dëgjojnë SHBA dhe të refuzojnë Edi Ramën dhe Rilindjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Sugjerimet e SHBA për pastërtinë e listave të kandidatëve e shëndoshin politikën dhe Parlamentin, ndërsa refuzimi i tyre nga ana e Edi Ramës e infekton politikën dhe Parlamentin me kriminelë, trafikantë dhe të korruptuar.

Shqiptarët duan vetëm politikanë e deputetë të pastër.

Të dëgjojmë SHBA dhe të refuzojmë Ramën!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?