Listat zgjedhore, Ivi Kaso: KQZ të bëjë detyrën dhe të verifikojë çdo kandidat

Sekretari për zgjedhjet i Partisë Demokratike, Ivi Kaso tha për Euronews Albania se në momentin që bëhet regjistrimi bëhet dhe verifikimi për përputhshmërinë ose jo të kandidimit me ligjin e dekriminalizimit dhe kjo është detyrë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Ne nuk kishim asnjë pritshmëri që vetë Kuvendi monkratik dhe kryeministri i cili ka futur kriminelët në parlament do të konstatonte papajtueshmërinë e mandatit të Tom Doshit me dispozitat ligjore por kemi besim që një organ i riformatuar i cili ka përgjegjësi për gjithë procesin zgjedhor siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në momentin e verifikimit të listave të kandidatëve të bëjë detyrat dhe të verifikojë papërputhshmërinë”, tha Ivi Kaso, Sekretari për zgjedhjet dhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike.

Pyetur nga gazetarja se përse Tom Doshi nuk duhet të kandidojë kur ligji shqiptar nuk e pengon, Kaso pohoi se në këndvështrimin e tyre është pikërisht ligji shqiptar që nuk e lejon diçka të tillë.

Kandidati për deputet i PD-së, tha se koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim” do të garantojë rotacionin në zgjedhjet e ardhshme, rotacion që sipas tij e presin gjithë shqiptarët, duke qenë se qeverisja e këtyre tetë viteve ka përkeqësuar jetën në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?