LIVE/ Edi Rama në ”Zonë e Lirë”: Kush shkel në dërrasë të kalbur, kjo i takon drejtësisë
Në ”Zonë e Lirë” është i ftuar kryeministri Edi Rama. I pyetur për arrestimin e bujshëm të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka nga SPAK-u, tha se kush shkel në dërrasë të kalbur i takon drejtësisë që të merret.
Arjan Çani: Pa humbur kohë, dua të di, si ka mundësi që po të kishte ndodhur një skandal siç ishte kjo e inceneratorëve, në çdo vend tjetër të botës do kishte rënë qeveria, ndërsa ti vazhdon i qetë…
”Në vendet normale s’do kishte rënë shtetit, përgjegjësia është individuale. Sa më takon mua. Sa herë ulemi në mbledhjen e qeverisë, kam një shprehje, vendi ku jeni ulur, vendin ku jeni ulur ua kam thënë. Tani duhet ta mbani! E mbajnë me punë e rezultate. E kam thënë që nga dita e parë se që në momentin kur drejtësia i kërkon hesap, duhet të përballet se nuk jemi zyrë avokatie. Kam marrëdhënie shumë miqësore me ata që punoj por ua kam bërë të qartë se puna e skuadrës është puna e secilit prej kush. Kush shkel në dërrasë të kalbur, kjo i takon drejtësisë”,-tha Rama.