Llatja: Më shumë hapësira zhvillimit të të gjithë disiplinave sportive në qytet

Ping-Pongu, një tjetër sport argëtues ka shtuar preferencat e shumë të rinjve dhe fëmijëve në Elbasan. Ndaj sot shkuam në palestrën e shkollës “Vasil Kamami” ku edhe ndoqëm nga afër stërvitjen e ekipit të Ping Pong-ut të Elbasanit. Bashkë me trajnerët Gretën dhe Gëzimin morëm pak nga energjia e mirë e sportistëve të Ping Pong.

Infrastruktura sportive e përmirësuar në Bashkinë e Elbasanit po i jep hapësirë zhvillimit të të gjithë disiplinave sportive në qytet. Investimet për të rilindur të gjitha disiplinat sportive nuk kanë munguar.

Bashkia e Elbasanit gjatë këtij mandati ia ka dalë të rikthejë të rinjtë dhe fëmijët në rrugën e sportit, me rikonstruksionin e ambienteve sportive dhe ri-ngritjen e klubeve në qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?