Lleshaj për herë të parë kundër Ramës: Në Rinas nuk cënohet siguria kombëtare. Konflikt nuk zgjidhet me ushtri!

Një problem i interesave qytetare më shumë sesa i sigurisë kombëtare, është për ish-ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj bllokimi i fluturimeve në aeroportin Nënë Tereza për shkak të grevës së kontrollorëve. I ftuar në A2 Business, ai tha se siguria kombëtare nuk cenohet nga mosfunksionimi i një autoriteti, ndërsa apelon që konflikti të zgjidhet me dialog mes palëve.

“Shoh një problem të interesave qytetare, sesa sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare nuk cenohet nga mosfunksionimi i një autoriteti por cenohen interesat e shumë qytetarëve. Shumë plane të qytetarëve janë prishur sot, cenohen interesat e ligjshme. Konflikti nuk zgjidhet me FA e polici, por me dialog mes palëve”,- tha ish-minisri i Brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?