Lleshi i dërgon letër Presidentit Meta, flet si general: Më hiq gradën
Në Twitter-in e Edi Ramës, është publikuar kërkesa e zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
”Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç ia kërkon Kushtetuta e Shqipërisë”, shkruan Rama.
Zv/ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, kërkon nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, t’i heqë atij gradën e gjeneralit, si zgjidhje për t’i hapur rrugë dekretimit si ministër i Brendshëm. Kërkesa i është adresuar Kreut të Shtetit, në përgjigjen që kryeministri Rama i drejtoi Presidentit.
Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i'a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë🇦🇱 pic.twitter.com/IGz6VFTEBL
— Edi Rama (@ediramaal) November 12, 2018