Lorenc Vangjeli: Në 14 maj janë zgjedhje politike, më shumë se i fiton Veliaj i humbet PD

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit deklaroi se më 14 maj 2023 në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet vendore, por ato nuk janë zgjedhje administrative, por thjesht politike. Vangjeli tha se në këto zgjedhje më shumë se i fiton Veliaj do t’i humbasë PD-ja.

“Përballë kandidatit Ilir Alimehmeti shanset për z. Këlliçi janë më të rritura. Z. Këlliçi është i avantazhuar për elektoratin se është me ta për ta, ndërsa z. Alimehmeti është autsajder.

Gara zhvillohet mes çifteve Rama-Veliaj dhe Berisha-Meta. I pari e do Tiranës se është matësi i pushtetit dhe një humbje e mundshme i kërcënon pushtetin edhe në nivel qendror, ndërkohë që Erioni kërkon të garojë edhe për projektin e tij të nesërm. Ndërkohë që përballë është Sali Berisha dhe Ilir Meta. Cilido kandidat që të dalë, gara është e tyre. Këtu ndryshon edhe topologjia e kandidatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet e 14 majit nuk janë zgjedhje administrative, por politike dhe në këtë garë politike kandidati i PD-së duhet t’i përgjigjet një pyetjeje: a është e mundur që të marrë edhe votat politike apo kandidati do ta kalonte edhe këtë gardh? Në këtë rast i avantazhuar është z.Alimehmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhjet më shumë se i fiton Erion Veliaj se i humbasin këta të PD-së”-tha analisti Vangjeli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?