LSI Durrës/Guri krah 22-vjeçarit që punon për të mbështetur familjen: Më 25 prill nis puna për zhvillimin e Shqipërisë

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri na ka prezantuar me të riun e quajtur Shpendi, 22-vjeçari që ka mbaruar studimet e larta për Hoteleri-Turizëm dhe punon për të mbështetur familjen. Në mesazhin e saj, Guri nënvizon se 8 vite propagandë të “Rilindjes”, në Shqipëri sollën vetëm varfëri dhe shpopullim. ”Më 25 prill nis një kapitull i ri për Durrësin dhe mbarë vendin. ”Nis puna për zhvillim, standarde të mira jetese, punësim dhe krijim mundësish për rininë e cila meriton të jetë arkitekte e ideve të saj këtu, në Shqipëri, në shtëpinë tonë”,-shkruan drejtuesja e politike e LSI-së së Durrësit në facebook.

Postimi i plotë

Me Shpendin, në vendin e tij të punës. 22-vjeçarin i cili ka mbaruar studimet e larta për Hoteleri-Turizëm dhe punon për të mbështetur familjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpendi i bashkohet FITORES SË MADHE të 25 prillit. 8 vite propagandë të “Rilindjes” sollën vetëm varfëri dhe shpopullim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 25 prill nis një kapitull i ri për Durrësin dhe mbarë vendin. Nis puna për zhvillim, standarde të mira jetese, punësim dhe krijim mundësish për rininë e cila meriton të jetë arkitekte e ideve të saj këtu, në Shqipëri, në shtëpinë tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?