LSI fton PD: Jepini fund bojkotit, nesër në Kuvend për buxhetin
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili se ky është moment kur opozita duhet të përmbushë detyrimet e saj para elektoratit dhe të bëhet pjesë e sallës së Kuvendit.
Vasili kujtoi se debatet ekzistojnë dhe brenda Mahzorancës ndaj është normale që Opozita të jetë kundër për shumë cështje por dueht ti thotë kundërshtitë në KUVEND.
“Është e qartë dhe e padiskutueshme që debati duhet të ishte më i plotë dhe nuk mund të jetë krejtësisht i plotë pa praninë dhe pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë të opozitës, si e ngarkuara nga votat e shqiptarëve për të bërë debatin dhe kritikën, sigurisht konstruktive të buxhetit dhe është e pavënd që opozita i mungon këtij debati të madh. Opozita sado që përpiqet që nëpërmjet rrugëve të tjera alternative t’i shmanget, salla e parlamentit është rruga e pashmangshme e saj, neës ajo do që të jetë korrekte me ato mijëra vota që elektorati i ka besuar asaj. Dita e nesërme kun ë parim diskutohet ku orjentohet pr/buxheti, sepse sigurisht do të ketë një debat tjetër shumë intensive dhe përsa i përket diskutimit nen për nen dhe debati për to mund të çojë në mënyrë të pashmangshme dhe në përmirësimet eventuale të domosdoshme që buxheti mund të ketë nevojë, por në të gjitha rastet opozita ka detyrën dhe vendin që ta bëjë këtë gjë ne parlamentin e Shqipërisë. të pagabueshëm në këtë botë nuk, edhe mazhoranca mund të gabojë, por edhe opozita mund të gabojë” është shprehur Vasili.