LSI, Fusha: Në këmbim të votave për Rilindjen, shumë familjeve po u lihet dorë të bëjnë ndërtime pa leje në Lundër dhe Farkë

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qarkun e Tiranës, Aldi Fusha deklaron se pushteti i rrënuar po përpiqet të kapet me thonjtë e paligjshmërisë për të blerë mandatin.

Në këtë kontekst, Fusha denoncon se në këmbim të premtimeve për vota për Rilindjen, shumë familjeve po u lihet dorë të bëjnë ndërtime pa leje në Lundër dhe Farkë.

“Pushteti i rrënuar po përpiqet të kapet me thonjtë e paligjshmërisë për të blerë mandatin!

Miqtë e mi,

një fenomen i pazakontë po vihet re ditët e fundit në Lundër dhe Farkë.

Në këmbim të premtimeve për vota për Rilindjen, shumë familjeve po u lihet dorë të bëjnë ndërtime pa leje.

Këto episode të shëmtuara po ndodhin me leje të administratorit te Farkës dhe me bekimin e kryetarit të bashkisë.

Po mbahet shënim çdo element i shpërdorimit të detyrës nga inspektoriati i ndërtimit dhe policia bashkiake.

Askush s’mund t’i shpëtojë shpatës së ligjit!

Që nga 25 prilli, ligji do kthehet të jetë i barabartë për të gjithë qytetarët”, shprehet Aldi Fusha.

SHKARKO APP