LSI kthen vëmendjen nga familja, në fushatë “mysafirë” që vijnë me zemër (VIDEO)
LSI-ja po vazhdon punën e palodhur për fushatën elektorale, e ndërkohë që ritmi sa vjen e rritet me afrimin e 25 Prillit, Kryetarja e partisë Monika Kryemadhi ka zhvilluar një tjetër takim në Paskuqan.
Aty Kryemadhi është suprizuar nga një “mysafire” e vogël që u bë pjesë e takimit elektoral me gjithë zemër. E shoqëruar nga babai i saj që e mbante në krahë, Ilda, 2 vjeçe është përshëndetur me Kryemadhin e cila i ka puthur ëmbëlsisht dorën.
Vogëlushja, më pas papritur i ka dhuruar një përqafim tepër të sinqertë Kryemadhi, që padyshim ja zbukuroi ditën e fushatës elektorale. Videon e ka publikuar në Instagram vetë kryetarja e LSI-së, duke e shoqëruar me një “emoji” me zemër.
Çfarë e dallon fushatën zgjedhore të LSI nga ajo e partive të tjera është pikërisht pjesëmarrja e njerëzve me zemër pavarësisht moshës apo statusit, duke e kthyer më shumë vëmendjen te familja.
View this post on Instagram