LSI nxjerr pamjet: Ja si po rrihen për vdekje brenda komisariatit protestuesit në Durrës

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon pamjet e frikshme që vijnë nga Durrësi, ku shfaqen ambulanca që transportojnë protestuesit e dhunuar në komisariatin e këtij qyteti barbarisht nga forcat e policisë për faktin e vetëm se ata protestuan kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodina Rasha në orët e para të së martës.

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi shprehet se protestuesit rrihen për vdekje në Drejtorinë e Policisë në Durrës dhe pastaj i nxjerrin me barrela.

“Protestuesit rrihen për vdekje në Drejtorinë e Policisë në Durrës dhe pastaj i nxjerrin me barrela.

Diktatura e Edi Ramës po përpiqet të injektojë terror përmes dhunës por asnjë plan i tij i ligë nuk mund ta shpëtojë atë nga largimi i sigurtë dhe grushti i zemërimit i banorëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë më 25prill”, deklaron në komentin bashkëngjitur pamjeve që flasin vetë, kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi.

SHKARKO APP