LSI: Prifti shantazhonte drejtoreshën nëpërmjet seksit

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në lidhje me videon e Dritan Priftit, duke bërë seks me një vartësen e tij.

Sipas Endrit Braimllarit, kryetar i Lëvizjes Rinore për Integrim, Prifti filmonte të tjerët për shantazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“-LSI nuk merret me jetën private të askujt.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Jemi te cuditur qe zoteria akuzon LSI per pergjime! I vetmi person qe pergjonte ne LSI u perjashtua per shantazh para pese vitesh.

-Opinioni publik ka mesuar prej vete Priftit , se si ai ka filmuar veten etij me shume njerez si bashkepunetore,vartes,gazetare,biznesmene,politikane e te aferm te tyre ne zyre,ne shtepine e tij dhe ambiente te tjera.

-Ishte vete Prifti, qe pranoi jo vetem publikisht,por edhe ne prokurori e gjykate, se kishte filmuar ne shtepine e tij vartesin e tij zevendesminister per qellime shantazhi e korrupsioni.

-Me te njejtin moral ai filmoi ne menyre perverse edhe drejtoreshen me te rendesishme te ministrise se ekonomise per ta mbajtur ne shantazh nepermjet seksit per korrupsion.

-Nuk eshte as problemi e as pergjegjesia e LSI qe zoteria ndan me publikun kenaqesite e tij perverse per seks, shantazh e korrupsion.

-LSI nuk mban asnje pergjegjesi per dhjetra ore filmime te Priftit, te cilat ai nuk mban mend se ku I ka shpërndarë.

-Lidhur me ceshtjen e CEZ, LSI vazhdon te mbeshtese nismen per tu hetuar nderkombetarisht ne te gjitha aspektet e saj. Ne kete kontekst, Zoteria Vetfilmues do te duhet te thirret per te deshmuar, pasi ai ka qene kumbari i vertete i marrev CEZ/DIA e cila eshte firmosur kur Prifti ishte minister i ekonomise. Ne kete funksion cdo porosi Ai e merrte nga kryeministri Berisha e askush tjeter,” shkruan Braimllari në FB.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?