LSI sfidë partive të tjera për dekriminalizimin
LSI ka ndermarre e para parti nje program te qarte per dekriminalizmin ,duke u hedhur si sfide edhe partive te tjera politike qe te debatojne mbi kete platforme politike qe duhet te kthehet ne ligjore ne parlament, gjithnje nese duan te largojne te kriminuarit nga politika dhe parlamenti. Sot LSI vendosi si me poshte. Po u leme ti gjykoni vete sesa te realizueshme jane keto projekte te LSI.
Për Transparencën dhe Përfaqësimin Politik të LSI.
Nisur nga nevoja për të rritur transparencën e sistemit politik dhe partive ne veçanti para publikut si dhe në respekt të plotë të rekomandimeve të vazhdueshme të OSBE/ODIHR dhe të organizmave të tjerë monitorues, kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim prezanton këtë plan masash:
I. Financimi i partisë
Financimi i partisë dhe aktiviteteve të saj publike është elementi themelor i transparencës.
Ky element nder me te debatuarit për të gjithë mjedisin politik kërkon nje përgjigje te qarte dhe te drejtpërdrejt-ë.
Nisur nga kjo domosdoshmëri, LSI vendos:
1. Nga sot e në vazhdim, çdo e dhënë për financimin e partisë do të jetë transparente dhe publike nga cilido që ka interes të njihet me këtë proces.
2. Në faqen zyrtare të LSI, do të ketë një dritare me titull “Financat dhe Buxheti i LSI-së”, ku do të paraqiten qartë:
a. Të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë;
b. Të ardhurat nga buxheti i shtetit;
c. Donacionet;
3. LSI do të bëjë publike projekt-buxhetin e partisë, duke nisur nga kjo mbledhje me projekt-buxhetin e vitit 2016.
4. LSI do të bëjë publike shpenzimet dhe burimet e financimit të çdo aktiviteti publik jo me vone se dy dite pas organizimit te tij.
II. Përzgjedhja e Kandidatëve për deputetë, kryetar bashkie dhe detyra të tjera publike
Nisur nga shqetësimet publike për nivelin e papërshtatshëm të përfaqësimit publik të partive politike dhe në respekt të plotë të nevojës së publikut për përfaqësim dinjitoz të tij në vendimmarrje, LSI vendos që:
1. Të përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe te distancohet qartësisht nga çdo individ me rekorde kriminale, apo nga cilido me rekorde të tilla që synon të përfaqësojë LSI-në.
2. Të respektojë dhe zbatojë në çdo rast parimin e barazisë gjinore dhe përfaqësimin e grave në vendimmarrje me të paktën 50%.
3. Të nxisë dhe garantojë pjesëmarrje sa më të gjerë të të rinjve me kualifikim sa më të plotë dhe të lartë në vendimmarrje.
4. Të kufizojë përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin publik, me qëllim minimizimin dhe shmangien e konfliktit të interesit.
Të zgjedhurit dhe të emëruarit aktualë
LSI, nëpërmjet të zgjedhurve apo të emëruarve të saj në pushtetin qendror dhe vendor, synon të përçojë qartësisht frymën e parimeve të qeverisjes së mirë.
Transparenca, ligjshmëria, përgjegjshmëria, bashkëpunimi, modestia dhe respekti për qytetarin janë parime të panegociueshme.
Në këtë kontekst, LSI kërkon nga të gjithë përfaqësuesit e saj:
1. Të zbatojnë me përpikmëri ligjet e shtetit.
Asnjë sugjerim apo ndërhyrje nga cilido ne kundërshtim me ligjin jo vetëm që nuk do te zbatohet,por është i dënueshëm dhe në rast se ndodh do të merren masa ndëshkuese, për cilindo.
2. Të distancohen nga çdo praktikë korrupsioni dhe abuzimi me detyrën.
3. Të shërbejnë me korrektese dhe modesti ndaj publikut të gjerë, sepse shoqëria ka nevojë për shërbëtorë të përkushtuar publik dhe çdo shfaqje arrogance dënohet nga LSI.
4. Të nxitet dhe thellohet transparenca ndaj publikut, sepse vetëm përmes transparencës realizohet dhe forcohet besimi i qytetarit dhe i shoqërisë ndaj institucioneve.
Fjala e plotë e Kryetarit të LSI, z. Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë
Zhvillojmë këtë mbledhje sot me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, z. Luan Rama për të diskutuar dhe miratuar projektbuxhetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për vitin 2016. Por duke qenë se çështja e transparencës së sistemit politik, çështja e financimit të partive, të fushatave, por njëkohësisht edhe transparenca në përgjithësi edhe përsa i takon edhe përfaqësimit politik, është një çështje tashmë mjaft e ndjeshme për opinionin publik dhe nisur nga nevoja për të thelluar dhe për të rritur transparencën e sistemit politik dhe të partive në veçanti përpara publikut, si edhe në respekt të plotë të rekomandimeve të vazhdueshme të OSBE-ODIHR dhe organizmave të tjerë monitoruese, do t’i prezantoja kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim disa masa.
Lidhur me financimin e partisë, duke qenë se financimi i partisë dhe aktiviteteve të saj publike është një element themelor i transparencës dhe ndër më të debatuarit për të gjithë mjedisin politik, duhet të japim një përgjigje të qartë dhe të drejtpërdrejtë duke vendosur nga sot e në vazhdim, që çdo e dhënë për financimin e partisë do të jetë transparente dhe publike nga cilido që ka interes të njihet me këtë proces.
Për këtë arsye, në faqen zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim do të ketë një dritare me titull “Financat dhe Buxhetin i Lëvizjes Socialiste për Integrim” ku do të shfaqen qartë të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë, të ardhurat nga buxheti i shtetit apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, donacionet dhe çdo formë tjetër e të ardhurave.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë publik projektbuxhetin e partisë, duke nisur nga kjo mbledhje me rastin e miratimit të projektbuxhetit të vitit 2016.
Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë publike shpenzimet dhe burimet e financimit të çdo aktiviteti publik të saj dhe të çdo kandidati jo më vonë se dy ditë pas organizimit të tij.
Njëkohësisht, duke qenë se jemi në një situatë ku një ndër fjalët më të përmendura dhe më të klikuara është dekriminalizimi, dua të bëj të qartë se lidhur me shqetësimet e opinionit publik për nivelin e papërshtatshëm të përfaqësimit publik të partive politike dhe në respekt të plotë të nevojës të publikut për përfaqësimin dinjitoz të tij në vendimmarrje, Lëvizja Socialiste për Integrim përkrah fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe distancohet nga çdo individ me rekorde kriminale që mund të jetë në radhë e saj apo që mund të synojë të aderojë në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Për Lëvizjes Socialiste për Integrim platforma e dekriminalizimit duhet të ishte miratuar dje dhe jo nesër në Kuvendin e Shqipërisë dhe ne jemi të angazhuar fuqimisht për ta shpejtuar këtë proces në mënyrë që t’i heqim vendit tonë një njollë të pa merituar për shkak të politikës.
Njëkohësisht, Lëvizja Socialiste për Integrim, pavarësisht nga ndryshimet që do të pësojë apo jo Kodi Zgjedhor, do të respektojë dhe garantojë në çdo rast parimin e barazisë gjinore dhe përfaqësimin e grave në vendimmarrjen me të paktën 50 për qind. Lëvizja Socialiste për Integrim do të nxisë dhe do të garantojë një pjesëmarrje më të gjerë të të rinjve me kualifikim sa më të plotë dhe të lartë në vendimmarrje.
Lëvizja Socialiste për Integrim, nisur nga shqetësimet e opinionit publik për një përfshirje në shkallë të gjerë të biznesmenëve, do të kufizojë përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin publik me qëllim minimizimin dhe shmangien e konfliktit të interesit në maksimum.
Lidhur me të zgjedhurit dhe të emëruarit aktual, LSI nëpërmjet të zgjedhurve apo të emëruarve të saj në pushtetin qendror apo vendor synon të përçojë qartësisht frymën e qeverisjes së mirë. Transparenca, ligjshmëria, përgjegjshmëria, bashkëpunimi, modestia në veçanti dhe respekti për qytetarin, janë parime të panegociueshme, për LSI-në. Në këtë kontekst, LSI kërkon nga të gjithë përfaqësuesit e saj, në të gjitha nivelet të zbatojnë me përpikmëri ligjet e shtetit. Asnjë sugjerim apo ndërhyrje nga cilido në kundërshtim me ligjin, jo vetëm që nuk duhet të zbatohet, por është i dënueshëm dhe nëse ndodh do të merren masa ndëshkuese për cilindo.
Të distancohen nga çdo praktikë korrupsioni dhe abuzimi me detyrën. Të shërbejnë me korrektesë dhe modesti ndaj publikut të gjerë sepse shoqëria ka nevojë për shërbëtorë të përkushtuar ndaj publikut dhe çdo shfaqje arrogance dënohet rëndë nga LSI.
Të nxitet dhe të thellohet transparenca ndaj publikut sepse kjo është e vetmja rrugë, pra transparenca, nëpërmjet së cilës realizohet dhe forcohet besimi i qytetarëve dhe i shoqërisë ndaj institucioneve.
Natyrisht që kjo është një platformë e cila do të diskutohet dhe që do të thellohet më tej.
Konferenca për shtyp e Zv.Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili pas mbledhjes së Kryesisë së LSI-së
Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim miratoi platformën politike të saj në lidhej me transparencën dhe përfaqësimin politik të LSI-së, në mënyrë të veçantë lidhur me atë që ka qenë një ndër problemet më të debatuara të politikës shqiptare, por edhe të medias shqiptare në tërësi, asaj që ka të bëj me financimin publik të partive.
Lidhur mek të çështje dhe me këtë problem, Kryesia e LSI-së partisë miratoi në mënyrë unanime propozimet për këtë platformë, të cilat konsistojnë në radhë të parë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në dhënien e një përgjigjeje për këtë çështje dhe për të dhënë një shembull pozitiv në këtë drejtim, sepse nga sot e në vazhdim çdo e dhënë për financimin e partisë do të jetë transparente dhe publike, për cilindo që do të ketë interes, qoftë individ, shoqatë apo kushdo të jetë i interesuar.
Në funksion të kësaj do të ketë edhe një dritare në faqen në internet të partisë me titullin “Financat dhe buxheti i partisë” ku do të shfaqen qartë të gjithë të ardhurat se si realizohen, nga kuotat e anëtarësisë, të ardhurat nga buxheti i shtetit, donacionet dhe përfitime të tjera në respekt të ligjit për financimin e partive. Gjithashtu, LSI do të bëjë publike projektbuxhetin e partisë duke nisur nga sot me miratimin e projektbuxhetit për financimin e partisë për vitin 2016.
Gjithashtu, LSI do të bëjë publike shpenzimet dhe burimet e financimit për çdo aktivitet publik jo më vonë se dy ditë pas mbajtjes së tij. Njëkohësisht, duke u nisur nga një shqetësim i vazhdueshëm publik lidhur me nivelin e papërshtatshëm të përfaqësimit publik të partive politik, një shqetësim i cili ka qenë gjithmonë në rritje dhe i cili ka afektuar edhe vëmendjen e opinionit publik, por edhe të medias në tërësi, LSI në platformën e saj të sapomiratuar ka vendosur si një pikë kryesore të përkrahë fuqimisht platformën e dekriminalizimit dhe të jetë e distancuar qartë dhe prerë nga ço individ me rekorde kriminale apo çdo individ me rekorde të tilla që do të synime të aderonte në të.
Në çdo rast ne do të vazhdojmë të insistojmë që pavarësisht ndryshimeve dhe çfarëdolloj modifikimi që do të ketë në Kodin Zgjedhor, të respektojmë parimin e barazisë gjinore, në përfaqësimin e femrave dhe grave jo më pak se sa në masën 50%. Do të vazhdojmë të nxisim si më parë, por edhe në mënyrë të intensifikuar pjesëmarrjen e gjerë të të rinjve me një kualifikim sa më të plotë dhe të lartë në vendimmarrje. Gjithashtu nisur edhe nga një ndjeshmëri e lartë e shprehur në opinionin publik do të kufizojmë përfshirjen e biznesmenëve në përfaqësimin publik me qëllimin e vetëm minimizimin dhe shmangien e konflikti të interesit të mundshëm e të shpeshtë, që mund të verifikohet në këto raste.
Gjithashtu një nga elementët thelbësor, i cili adaptohet si frymë e pakthyeshme dhe konstante në linjën politike të LSI-së, do të jetë që transparenca, ligjshmëria, përgjegjshmëria, bashkëpunimi, por mbi të gjitha modestia e sjelljes së të zgjedhurve aktual të LSI-së, në raportet e tyre me qytetarët të jenë vlera të panegociueshme për këdo që do ta përfaqësojë LSI-në në çdo nivel të saj. Dhe lidhur me këtë çështje kemi këtë pikë të platformës së saj, ku LSI e gjykon prerë dhe qartë, zbatimin me përpikmëri dhe pa asnjë devijim të ligjeve të shtetit, asnjë sugjerim apo ndërhyrje që bien në kundërshtim me ligjin dhe, jo vetëm që nuk duhet zbatuar, por është e dënueshme dhe në çdo rast do të merren masat ndëshkuese të menjëhershme për këdo që do ta tentonte të bënte një gjë të tillë. Ka një distancim të prerë nga çdo praktik korrupsioni dhe abuzimi me detyrë dhe shërbimi me korrektesë dhe me modesti ndaj publikut të gjerë do të jetë motoja jonë, pasi shoqëria ka nevojë për shërbëtorë të përkushtuar publik dhe jo njerëz që kanë shfaqje arrogante, të cilat mërzisin dhe bezdisin qytetarët.
Njëkohësisht të nxitet e të thellohet transparenca me publikun sepse vetëm përmes transparencës besimi i qytetarëve forcohet tek institucionet dhe tek të zgjedhurit e të përfaqësuarit në to. Kjo linjë politike është një linjë konstante, linjë konsekuente, e cila do të jetë edhe një objekt monitorimi për çdo veprimtar dhe përfaqësues tonin në nivel politik apo administrativ, por që ka tagrin e përfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Pyetje nga gazetarët
Z. Vasili, cili është komenti juaj lidhur me masat e bëra publike nga Kryeministri Edi Rama për taksat e biznesit të vogël? Lëvizja Socialiste për Integrim gjithmonë ka kërkuar që të ketë politika të buta fiskale për biznesin…
Sigurisht e gjithë paketa e paraqitur sot nga kryeministri Rama është një qëndrim politik dhe shtetëror për t’u përshëndetur, pasi ndjek një aksion të gjerë kundër informalitetit, një aksion i mirëpritur dhe i mbështetur, pasi formalizimi i ekonomisë është një nga elementet thelbësorë të një ekonomie që funksion dhe të një ekonomie që mund të shpresojë të bëjë përpara.
Por bashkë me këtë aksion, siç e kemi pohuar dhe herë të tjera, në një mënyrë apo tjetër, i është bërë një skaner fiskal tërë shoqërisë, tërë biznesit shqiptar dhe sigurisht janë nxjerrë dhe konkluzionet përkatëse, kush është ai që abuzon, kush është ai që punon ndershmërisht dhe ai që është në kufijtë e mbijetesës, pas vështirësive të mëdha.
Pas një leximi të kujdesshëm ne kemi pasur mundësi, të komunikojmë dhe së bashku më parë. Unë dhe LSI, të gjithë së bashku, kemi qenë të bindur se kjo fushatë e madhe në terren do të krijonte mundësinë për të patur edhe të dhëna të qarta dhe kjo do të ndihmojë për të reflektuar në paketën fiskale. Qeveria sigurisht është për t’u përshëndetur dhe për t’u mbështetur lidhur me këtë qëndrimin realist të saj, por njëkohësisht edhe taksimi zero është qëndrim konkret, i cili qëllim të vetëm ka inkurajim të biznesit për të vazhduar, por dhe një kufi për vështirësi mbi të cilat ai haste. Së treti hapi tepër i rëndësishëm për t’u përshëndetur është që edhe ky biznes futet në rrugën e formalizimit pasi ju keni ndjekur që ky biznes do të lëshojë kupon, por i pangarkuar me taksa.
Pra mbështetja jonë është e plotë në këtë rast pasi dhe formaliteti merr një përgjigje pozitive, por dhe një mirëkuptim për problematikat shumë të komplikuara dhe të vështira mbi të cilën haste biznesi i vogël që merr një përgjigje konkrete. Të gjitha hapat të cilat nxisin krijimin e një klime më të qetë dhe një kulturë biznesi dhe për ta vazhduar veprimtarinë e tij, sepse në këtë mënyrë edhe problemet sociale zbuten, janë qëndrime për t’u përshëndetur. Dhe besoj në kohën e duhur, pasi ju e dini që ne ditën që do të vijmë të miratojmë paketën e re fiskale dhe buxhetin e ri të shtetit, viti 2016 do jetë në dritën e një klime inkurajuese për biznesin, e cila është kaq e nevojshme në mënyrë të veçantë në këto moment kur Shqipëria ka ambicie për të ecur dhe për t’u rritur ekonomikisht, pasi pa rritje ekonomike të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, të gjitha ekuilibrat e tjera do të ishin të rrezikuara
KOHA JONË SONDAZH

