LSI: SPAK të arrestojë Ramën dhe Agaçin!
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me gjobën prej 120 milionë eurosh që shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë ndaj biznesmenit italian, Becheti.
Petrit Vasili deklaroi se Edi Rama, Erion Veliaj Engell Agaçi të hetohen dhe të vihen para drejtësisë!
Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI
“Shqipëria dhe shqiptarët janë dënuar si kurrë ndonjëherë për shkak të kryeministrit të tyre dhe janë detyruar të paguajnë më shumë se 120 milion euro biznesmenit italian, Becheti, vetëm e vetëm për faj të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Engjëll Agaçit.
Ky është dënimi më i madh që njeh hisotira e Shqipërisë dhe që është dhënë nga arbitrazhi ndërkombëtar, apo ndonjë gjykatë tjetër ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët dënohen jo për faj të tyre, por për faj të kryeministrit të tyre. Kryeministër, i cili shpërdoron ligjet e shtetit, i shkel dhe i dhunon këto ligje dhe kërkon që nëpërmjet arbitraritetit të pushtetit të tij të mbyllë gojën e medias, sepse e vërteta i dhemb dhe e tmerron Edi Ramën dhe kjo e vërtetë nuk duhet të dalë kurrë sipas tij.
E kundërta është ajo që shqiptarët kanë kërkuar dhe kërkojnë. Shqiptarët kërkojnë të vërtetat të jenë në shesh dhe të kenë mundësinë të kontrollojnë e të mësojnë se çfarë bën dhe si i përdor qeveria e tyre paratë e tyre.
Është e qartë që të tre këto personazhe, Edi Rama në krye, udhëzues, frymëzues dhe ekzekutues, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë qartësuar edhe në vendimin e Gjykatës ndërkombëtare si tre shtyllat ku bazohet dënimi, i cili dënon shqiptarët me 120 milion euro në kohët shumë të vështira të pandemisë, në kohët pas tërmetit, por që do ishte një dënim shumë i rëndë, i tmerrshëm dhe i pamerituar në çdo kohë.
Është qartësuar që Edi Rama shantazhoi dhe paragjykoi dhe çoi falangat e tij të krimit shtetëror kundër biznesmenit, vetëm e vetëm që ti mbyllte gojën. Erion Veliaj e kërcënoi haptas dhe qartë duke i thënë që qeveria do të jetë armiku juaj. Ç’ është ky bastard që guxon të thotë që qeveria do të jetë armiku i një biznesmeni, sepse ky paska zënë me gojë Erion Veliajn dhe e paska kritikuar atë?
Ndërsa tjetri, Sekretari i Përgjithshëm, që ç’ hyn Sekretari i Përgjithshëm, ky njeri teknik në çështjet politike dhe në kërcënimin e medias, i kërkon dhe i ofron mediat e tjera mike të dashura të qeverisë, për të negociuar dhe për të dhënë e për të marrë në mënyrë që të mos i kundërvihen qeverisë. Pra, çdo gjë, çdo mjet, me çdo kusht që të mbyllet goja e një mediaje dhe në këmbim të kësaj dënohen shqiptarët me 120 milion euro në mënyrën më të padrejtë dhe më të poshtër.
Sot drejtësia është e thirrur në provë. Ka kohë që nuk e lëviz gishtin. Ka kohë që di shumë mirë që ky Kryeministër është informuar zyrtarisht që arbitrazhi do ti shkaktonte dëme të pallogaritshme Shqipërisë që i shkonin deri në 2 miliardë euro. Por sot kjo çështje ulëret dhe kjo çështje ka përgjegjësi individuale të drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaci. Asnjë sekondë drejtësia nuk mund të presë më. Shqiptarët nuk mund të durojnë një drejtësi e cila dënon egërsisht për 30 mijë lekë apo 50 mijë lekë të vjetra energji elektrike të papaguar shqiptarët e ku disa prej të cilëve kanë humbur jetën në burg e të shikojnë sesi miliardat shpërdorohen nga një bandë mafiozësh në qeveri, vetëm e vetëm, për të mbyllur gojën, për të mbyllur të vërtetat. Shqiptarët e dinë dhe ne e dimë.
Dhe të gjithë e dinë, që Edi Rama kërkon njerëz pa gojë dhe pa votë, sikurse kërkon që shqiptarët ti zëvendësojë me bangladeshas, të cilët nuk dinë shqip dhe nuk kanë të drejtë të votojnë. Gjithashtu duan media që vetëm i thurin hosana atij dhe nuk e kritikojnë apo të nxjerrin dhe të zbulojnë aferat pafund të tij e ti nxjerrin në shesh. Por shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre. Në 20 prill në referendumin e jashtëzakonshëm do të ndodhë ajo përmbysje e cila nuk e lejon drejtësinë më, kurrë të mbyllë sytë para miliardave dhe të jetë e egër me qytetarin e thjeshtë.
Por një drejtësi që është e barabartë, si për Kryeministrin ashtu dhe për qytetarin më të thjeshtë. Ndaj 25 prilli është një datë e jashtëzakonshme, një datë e patriotizmit të madh, një datë që projekton Shqipërinë dhe të ardhmen e saj për 100 vitet që vijnë, ku shteti ligjor, shteti i së drejtës, shteti që është i barabartë për të tërë dhe barazia para ligjit, triumfojnë njëherë e përgjithmonë.
Të tëre maskarenjtë, të tëre bastardët, të tërë grabitqarët e parave të shqiptarëve. Të tërë ata që deshën tu mbyllin gojën atyre, deshën që tu shkatërrojnë institucionin e votës, fuqinë më të madhe të shqiptarëve, të dënohen njëherë e përgjithmonë. Ndaj mësimi shumë i hidhur i Becchetit, duhet të kthehet në një mësim shembullor, pra shkaktarët e saj që quhen Erion Veliaj, Edi Rama, Engjell Agaci. Dhe njëkohësisht vendosja e një standardi të ri të një Shqipërie demokratike e cila jeton në paqe me veten dhe në respekt të plotë të ligjit, të një ligji të drejtë e të barabartë për gjithë”.