LSI: Të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Beratit

Përveç qarkut Gjirokastër, Monika Kryemadhi dhe forca e saj politike, ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Beratit.

Lëvizja Socialiste për Integrim, siç ka deklaruar se do të faktojë me prova sesi zgjedhjet e 25 prillit u vodhën, tani ka bërë një tjetër kërkesë ankimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. LSI kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Ajo shkruan se gjatë numërimit të votave të vlefshme ka pasur parregullsi nga grupet e numërimit, ku sipas pamjeve filmike dhe provave të mbledhura nga komisionerët e saj, janë të paktën 80 vota të vlefshme që i janë marrë LSI-së.

LSI po mbledh faktet edhe për qarkun Durrës, ku për pak vota ia mori mandatin e Elona Gurit, deputeti i PS, Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

LSI u dëmtua nga vjedhja e votave, manipulimi dhe blerja e tyre nga bosët e mafias së Rilindjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?