LSI: Të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR

 

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet e gatshme të nisë punën për adresimin e problematikave të hasura gjatë procesit zgjedhor, të reflektuara edhe në raportin e OSBE/ODIHR­it. Pas takimit që zhvilluan me udhëheqësen e Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-­it, Audry Glover, Petrit Vasili dhe Luan Rama theksuan se LSI mbështet fort idenë e fillimit të menjëhershëm të punës, për të reflektuar të gjitha konstatimet që kërkojnë përmirësim, kuadrin rregullator dhe trajnimin e perfeksionimin e procesit të administrimit të zgjedhjeve.

Duke theksuar rëndësinë që të mos kryen më ndryshime në minutën e fundit, kreu i grupit të LSI, Vasili tha se Levizja Socialiste per Integrim propozon fillimin e punës dhe vendosjen e afateve, që këto ndryshime të realizohen në kohë, duke i dhënë fund logjikës së ndryshimeve të Kodit Zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike që të ulen në një tryezë për tu dhënë përgjigje të shpejtë dhe të duhur problematikave, në mënyrë që zgjedhjet të jenë me standarde. Vasili kërkoi gjithashtu edhe gjetjen e zgjidhjeve konsensuale për plotësimin e standardeve të kërkuara nga OSBE­ODIH, veçanërisht në pikat ku shprehnim problemet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi diskutuar për të gjitha momentet e konsideruara problematike në raport, secili prej tyre duhet zgjidhur, nismat e njëanshme nuk i shërbejnë askujt. Duhet një grup i përbashkët i të gjitha partive që to gjejnë zgjidhje. Kompromiset e arritura në momentin e fundit kanë thyer procedurat zgjedhore të miratuara”, tha ai.

Ndërkohë, Luan Rama tha se procesi për arritjen e standardeve zgjedhore duhet të vijojë paralelisht me reformat e tjera të rëndësishme.

Në emër të LSI­së, Rama ndau edhe njëherë qëndrimin për dekriminalizimin, duke shtuar se forca që ai përfaqëson e mbështet dhe do ndihmojë forcat e tjera të dekriminalizohen, duke qenë se ata nuk kanë probleme në listat e tyre.

“Dekriminalizimi nuk është problem i LSI. Ne nuk kemi problem me kriminalizimin në listat tona. Do ndihmojmë të tjerët të dekriminalizohen”,­ tha ai.

Sipas Luan Ramës, shpërdorimi i kohës është sëmundje kronike e politikës shqiptare. Ai ftoi të gjitha partitë politike në një tryezë për arritjen e konsensusit edhe në këtë drejtim. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?