LSI, Vasili: Ndryshimet në qeveri, tagër i kryeministrit

Petrit Vasili, sekretar i përgjithshëm i LSI-së, sa i takon debatit për ndryshime në qeveri, në një prononcim për mediat paraditen e sotme ka thënë se rreth tyre vendos vetëm kryetari i qeverisë.

“Ne mbështesim punën dhe veprimtarinë e ministrave. Por tagrin për të bërë ndryshime në qeveri e ka kryeministri”, ka thënë Vasili. 

Ai ka nënvizuar se për LSI-në nuk janë prioritarë emrat, por reformat që koalicioni qeverisës duhet të realizojë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lidhur me dekriminalizmin dhe reformën në drejtësi kemi qënë shumë të qartë. Është një proces që duhet mbyllur. Kemi milituar fort për qëndrim konsensual dhe besoj që jemi në rrugën e duhur”, ka vijuar Vasili. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky konsensualitet, ka vlerësuar ai, ishte shumë i rëndësishëm jo vetëm për të mbyllur shpejt dekriminalizmin. 

“Besoj se jemi shumë afër një konsensusi për shkak se draftet e paraqitura janë shumë të përafërta”, ka shtuar sekretari i përgjithshëm i LSI-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?