LSI: Zyrat e OSHEE në Durrës në mungesë të pajisjeve bazike si letra dhe printer
Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se zyrat e OSHEE-së në Durrës gjenden në mungesë të pajisjeve bazike si letra dhe printer çka ka shënuar dhe krjimin e radhëve të gjatë të qytetarëve për të marrë shërbimin, por edhe duke u kthyer në burim të përhapjes dhe infektimit me koronavirus të tyre.
Denoncimi vjen nga anëtari i Kryesisë së LSI Durrës, Dorjan Miftari i cili shprehet se Durrësi ka faturat më të larta të energjisë elektrike në vend dhe përveçse banorët zhvaten nga faturat e kripura nuk marrin as shërbimin më bazik.
“Zyrat e OSHEE në Durrës në mungesë të pajisjeve bazike si letra dhe printer.
Qytetarët në radhë dhe të indinjuar, pasi nuk marrin shërbimin e duhur.
Durrësi ka faturat më të larta të energjisë elektrike në vend dhe përveçse banorët zhvaten nga faturat e kripura nuk marrin as shërbimin më bazik.
Më 25 prill, të gjithë së bashku për një qeverisje në shërbim të banorëve dhe familjeve të thjeshta”, shprehet Dorjan Miftari, anëtar i Kryesisë së LSI Durrës.
KOHA JONË SONDAZH

