Lu dhe Bregu kafe bashkërisht për votën individuale
Ambasadori amerikan në Tiranë vazhdon takimet me deputetë të opozitës, në përpjekje për t’i bindur që ata të votojnë reformën në drejtësi.
Së fundi ai është parë në një nga lokalet e Tiranës me deputeten Majlinda Bregu.
Ky takim i diplomatit amerikan vjen pas atij që ai zhvilloi me Astrit Patozin. Më herët Donald Lu është shprehur se reforma në drejtësi do të votohet në Kuvend më 21 korrik. Ndërkohë sot është njoftuar se opozita është tërhequr nga kërkesa për vendet e rezervuara.
Pas tre ditësh vjen në Tiranë edhe zv.ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Viktoria Nuland, në një tjetër përpjekje për të ndikuar në arritjen e konsensusit opozitë-mazhorancë për miratimin e reformës në drejtësi.
KOHA JONË SONDAZH

